Sot ministrja e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut Radmila Shekerinska, ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes të Republikës së Kosovës Anton Quni.
Dy ministrat kanë biseduar për situatën e krijuar në dy shtetet pas përhapjes së pandemisë COVID-19, situatat e përgjithshme dhe menaxhimi i saj në shtet, gjendjen gatishmërisë dhe aktivitete e ushtrive përkatëse si dhe masat e marra për të përballuar këtë situtë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel regjional por edhe ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.
Ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, ushtrisë së saj, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë.
Ministri Anton Quni ka falënderuar përzemërsisht ministren Shekerinska për gatishmërinë e treguar në këto ditë të vështira.
Ai e ka njoftuar homologen e vet me situatë aktuale në Kosovë, me masat që janë marrë nga Qeveria e vendit në prëballimin dhe menaxhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. Gjithashtu ai e ka njoftuar edhe me shkallën e gatishmërisë dhe aktvitet konkrete që po ndermerrë FSK-ja për përballimin e kësaj situate, si brenda strukturës së vet dhe kontributin që po jep në nivel shtetëror.
Po ashtu ministres Shekerinska, Quni i shprehu gatishmërinë e FSK-së, për të ndihmuar në rast nevoje në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kapacitetet e specializuara që ka në gatishmëri FSK.