7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKaos politik në ShBA: Trump shpërndan postimin që kërkon shkarkimin e top-epidemologut...

Kaos politik në ShBA: Trump shpërndan postimin që kërkon shkarkimin e top-epidemologut Fauci

Presidenti amerikan Donald Trump ka nxitur spekulimet se ka për qëllim ta shkarkojë top-imunologun Dr.Anthony Faucin nga Shtëpia e Bardhë pasi ka shpërndarë një postim ku ndodhej edhe hashtagu “#ShkarkojeniFaucin”.

Anthony Fauci ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë për shumë kohë dhe për hiç më pak se gjashtë presidenti amerikanë.

Presidenti ka kaluar të dielen e Pashkëve me postime zemërimi kundër mediave, duke e quajtur gazetarin e Fox News Chris Wallace-in si “etiketues i klasës së tretë”, shkruan Independent,

Dr.Fauci raportohet se është pyetur nga Trump gjatë muajit të kalaur se pse të mos lejohej që koronavirusi të infektonte krejt amerikanët, në mënyrë që të forcohej imuniteti i tyre e të mos dëmtohej ekonomia.

Fauci së fundi ka thënë se nëse masat restriktive do të merreshin më herët, atëherë do të shpëtoehshin shumë jetë njerëzish.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments