FRASH ndërmorri një aksion të radhës duke shënuar gropat nëpër qytetin e Tetovës (Foto

40

Dje FRASH ndërmorri një aksion të radhës duke shënuar gropat nëpër qytetin e Tetovës informon Tetovasot.

Gropat nëpër rrugët e qytetit tonë paraqesin një problem të vazhdueshëm. Problem ky i cili po shkakton dëme jashtëzakonisht të mëdha për qytetarët. Gropat nëpër rrugë pamundësojnë lëvizjen e lirshme dhe pa pengesa të automjeteve e në të njëjtën kohë shkaktojnë dëme në makinat e qytetarëve. Poashtu, këto paraqesin edhe rrezik për jetën e qytetarëve.

Komuna e Tetovës është duke e neglizhuar gjithnjë e më shumë këtë situatë. Të përkujtohemi-ishte vet Kryetarja e komunës, Teuta Arifi, që në vitin 2013 i shënoi këto gropa duke premtuar zgjidhje. Ajo premtoi se do të ketë efikasitet rrugor, por intervenime nuk pati asnjëherë dhe ky problem po vazhdon të përkeqësohet. Edhe pas 8 viteve në krye të Komunës së Tetovës, ajo nuk ndërmerr asgjë dhe ky problem vazhdon të jetë prezent në përditshmërinë e qytetarëve.

Por, qyteti nuk ka vetëm këtë dukuri devijante. Sot, Tetova përshkruhet si një ndër qytetet më të papastër, me mbeturina në çdo cep, qytet që po përballet me kaos urbanistik, me rrugë me gropa dhe thuase tërësisht të shkatërruara.

FRASH apelon tek qytetarët-është koha e fundit të zgjohemi nga gjumi dhe t’i themi NDAL terrorit, nënçmimit, mosrespektit që kjo kryetare bashkë me kolegët e saj udhëheqës nëpër institucionet përgjegjëse po e bëjnë ndaj ne, qytetarëve të Tetovës.

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH)-Dega e Tetovës