Rinistët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot përmes një proteste të improvizuar me dy kuti i dërguar porosi Qeverisë lidhur me planin e |
dështuar me vaksinimin dhe masat anti-Kovid. | | | | | | | | | |
Ja reagimi i plotë i përfaqësuesve të forumeve rinore të ASH-AAA: | | | | | | | |
nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, sot jemi këtu — para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut — që pa pompozitet dhe |
pa zhurmë Yia dorëzojmë kryeministrit jo një, por dy kuti me vaksina. Që nëse nuk mjaftojnë për kabinetin e tij qeveritar, të ketë edhe | |
zëvendëskryeministrin e tij. Ju mund ta quani ironi ose, madje, edhe cinizëm, por kjo nuk është asgjë në krahasim me ironinë dhe cinizmin që na e ofron |
çdo ditë kjo qeveri. Derisa krejt shtetet ballkanike, pos Kosovës dhe Bosnjës, vazhdojnë me vaksinimin masiv të popullatës, ngrihet Zaevi me krejt |
kabinetin e tij, bashkë me Artanin e lumtur që po e takonte Vuçiqin, që të pranojnë një kuti të vockël me vaksina. Krejt kjo po ndodhë në kohën kur |
Maqedonia e Veriut i ka shifrat më të larta të vdekjes në Europë nga virusi Covid-19 dhe në kohën kur sistemi ynë shëndetësor thjesht ka dështuar. Më |
cinike se kaq dhe më dëshpëruese se kaq nuk mund të jetë. | | | | | | | | |
Prandaj, ne — të rinjtë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa — jemi sot këtu që edhe në këtë mënyrë fua demonstrojmë se si duket kujdesi, |
më saktë pakujdesia, që e shfaq kjo qeveri ndaj shëndetit të qytetarëve të saj. Le që për ne nuk është sinjal fare i mirë që Serbia të tallet me shtetin tonë |
me një kuti vaksinash, kjo vetëm për fajin e një kryeministri inferior e të paaftë. Nëse një kuti vaksina është donacion, ne po ia japim kësaj qeverie dy kuti |
dhe ta mbyllim këtë punë. Bile, edhe më shumë se kaq, ne do ia japim kryeministrit një vaksinë veçmas, që mos t’i harxhojë këto të kutive. Madje, jemi |
kujdesur që kjo vaksinë t’i ndihmojë kryeministrit të vetëdijesohet dhe të ndërgjegjësohet se nuk bën të tallet me qytetarët, ndërsa kemi kërkuar që |
vaksina të krijojë imunizim edhe për mashtrimin dhe gënjeshtrën. Të bëftë mirë vaksina kryeministërr, thuhet në reagim | | |
| | | | | | | | | | | | | |
| | | | | | | | | | | | | |