12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeFR-ASH-i ironizon me vonesën e vaksinave

FR-ASH-i ironizon me vonesën e vaksinave

Rinistët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot përmes një proteste të improvizuar me dy kuti i dërguar porosi Qeverisë lidhur me planin e 
dështuar me vaksinimin dhe masat anti-Kovid.
Ja reagimi i plotë i përfaqësuesve të forumeve rinore të ASH-AAA:
nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, sot jemi këtu — para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut — që pa pompozitet dhe 
pa zhurmë Yia dorëzojmë kryeministrit jo një, por dy kuti me vaksina. Që nëse nuk mjaftojnë për kabinetin e tij qeveritar, të ketë edhe 
zëvendëskryeministrin e tij. Ju mund ta quani ironi ose, madje, edhe cinizëm, por kjo nuk është asgjë në krahasim me ironinë dhe cinizmin që na e ofron 
çdo ditë kjo qeveri. Derisa krejt shtetet ballkanike, pos Kosovës dhe Bosnjës, vazhdojnë me vaksinimin masiv të popullatës, ngrihet Zaevi me krejt 
kabinetin e tij, bashkë me Artanin e lumtur që po e takonte Vuçiqin, që të pranojnë një kuti të vockël me vaksina. Krejt kjo po ndodhë në kohën kur 
Maqedonia e Veriut i ka shifrat më të larta të vdekjes në Europë nga virusi Covid-19 dhe në kohën kur sistemi ynë shëndetësor thjesht ka dështuar. Më 
cinike se kaq dhe më dëshpëruese se kaq nuk mund të jetë.
Prandaj, ne — të rinjtë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa — jemi sot këtu që edhe në këtë mënyrë fua demonstrojmë se si duket kujdesi, 
më saktë pakujdesia, që e shfaq kjo qeveri ndaj shëndetit të qytetarëve të saj. Le që për ne nuk është sinjal fare i mirë që Serbia të tallet me shtetin tonë 
me një kuti vaksinash, kjo vetëm për fajin e një kryeministri inferior e të paaftë. Nëse një kuti vaksina është donacion, ne po ia japim kësaj qeverie dy kuti 
dhe ta mbyllim këtë punë. Bile, edhe më shumë se kaq, ne do ia japim kryeministrit një vaksinë veçmas, që mos t’i harxhojë këto të kutive. Madje, jemi 
kujdesur që kjo vaksinë t’i ndihmojë kryeministrit të vetëdijesohet dhe të ndërgjegjësohet se nuk bën të tallet me qytetarët, ndërsa kemi kërkuar që 
vaksina të krijojë imunizim edhe për mashtrimin dhe gënjeshtrën. Të bëftë mirë vaksina kryeministërr, thuhet në reagim
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments