NPK SHARRI REKORD ME INKASIM 94%, REKORD ME KONTRATA NË VEPËR 720,000 €
Gjatë seancës 12 të Këshillit të Komunës së Tetovës si pikë e 11-të e rendit të ditës ishte raporti financiar i NPK “Sharri” për vitin 2025.
Raporti i detajuar përmban:
Të hyrat janë rritur 14,72%
Të dalurat janë rritur 32,90%
Të hyrat nga uji janë rritur 33,86%
Inkasim nga faturimi me 94,77%
Kontrata në vepër 720,000 €
Ky raport bie ndesh me studimin e fizibilitetit për ujëmatësit digjital, ku inkasimi është projektuar në vetëm 59%, që i bie se me një plan të mirë financiar NPK SHARRI pa partneritet publiko-privat mund të sigurojë ujëmatësit, që nuk do jenë ngarkesë financiare shtesë për qytetarët.
720,000 € për kontrata në vepër len hapsirë dyshimi pasi 2025 ishte vit zgjedhor, kurse në 2026 janë planifikuar 300,000 €.
