Forcat Ajrore të SHBA-së zhvilluan sistemin e ri të dronëve, Phoenix Ghost për të përmbushur nevojat e Ukrainës, sipas një zëdhënësi të Pentagonit.
Paketa e re e ndihmës amerikane për Ukrainën përfshin më shumë se 121 sisteme Phoenix Ghost, njoftoi Pentagoni.
“Kjo u zhvillua me shpejtësi nga Forcat Ajrore duke iu përgjigjur kërkesave të Ukrainës”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.