6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaFlet ish-ambasadori amerikan: Ky është politikani më i shkathët në Ballkan. Lëshon...

Flet ish-ambasadori amerikan: Ky është politikani më i shkathët në Ballkan. Lëshon “bombën”: Agjentët e CIA-s e ruanin që mos ta vrisnin, ne lejuam kontrabandën e duhanit

William Montgomery, ish-ambasador i SHBA në Serbi, Mal të Zi dhe Bullgari, ka folur lidhur me karrierën e tij politike në rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për Vecernji të Zagrebit, ai tha se Amerika kishte një anije me një ekip të CIA në Cavtat të Kroacisë, gati për të ndërhyrë në çdo kohë.

Sipas tij, agjentët e CIA do të mbronin presidentin e atëherëshëm të Republikës së Jugosllavisë, Milo Gjukanoviç, në rast se sulmohej nga serbi Sllobodan Milosheviç.

Montgomery gjithashtu tha se ishte e vështirë për të mbledhur fonde për ta financuar qeverinë e Gjukanoviçit, kështu që ai tha se ata filluan t’i lejonin kontrabanduesit e duhanit të veprojnë nga Mali i Zi.

Në Cavtat, ne kishim një anije me ekipin e CIA-s, puna e vetme e të cilëve ishte të shpëtonte Milo Gjukanoviç nëse Sllobodan Millosheviç e sulmonte. Ishte e vështirë për të mbledhur fonde për të financuar qeverinë e tij, kështu që ne filluam të lejojmë kontrabandistët e duhanit të veprojnë nga Mali i Zi,”-tha Montgomery.

Kur u pyet se çfarë mendon për rolin e Gjukanoviçit në historinë e shpërbërjes së Jugosllavisë, Montgomery tha se “Gjukanoviç është politikani më i aftë, më i shkathët në rajon”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments