11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaEkonomiFlamur Evropian për taksën ekologjike! Opozita kritikon – çfarë ka evropiane në...

Flamur Evropian për taksën ekologjike! Opozita kritikon – çfarë ka evropiane në rritjen e çmimit?

Këto ditë Qeveria do t’i dorëzojë  në Kuvend ndryshimet e ligjit me të cilin vendoset taksë ekologjike, për të cilat paralajmëroi se do të jenë me flamur evropian . Opozita edhe sot kritikoi dhe thotë se me këtë vendoset tatim krize i cili do të godas xhepat e qytetarëve.

Sipas Lupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE, qytetarët e vendit do të paguajnë derivate më të shtrenjta, përkatësisht çmimin e njëjtë që e paguajnë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse standardi është plotësisht i ndryshëm. Nga kjo parti paralajmëruan se do të bllokojnë ligjin por tani mbetet e pasigurte se si do të pengojnë sjelljen e tij.

 “Po pyes se çfarë është evropiane në Ligjin për rritjen e çmimit të derivateve apo në të ashtuquajturën, sipas tyre, taksë ekologjike. Sipas ligjit të propozuar, askund nuk mund të gjeni se është harmonizuar ose që është harmonizuar me ndonjë rregullativë evropiane që të kenë të drejtë të thirren në flamurin evropian. Nëse tentojnë kështu, në derë të vogël, duke keqpërdorur flamurin evropian ndërsa nuk ka asnjë rregullativë me të cilën harmonizohemi, do të shfrytëzojmë të gjithë kapacitetet dhe mjetet demokratike me debat të pakufizuar, me të folur”, deklaroi Lupço Prenxhov – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kundër sjelljes së ligjit janë edhe ASH-AAA. Sipas tyre vendimi për rritjen e çmimit të derivateve është keqpërdorim i ekologjisë dhe dëshmi se Qeveria nuk di të menaxhojë me buxhetin.

 “Në kohë krize kur qytetarët ende ndjejnë pasojat e rënda të pandemisë, Qeveria vendosi të ua rëndojë edhe më shumë gjendjen ekonomike përmes vendosjes të ashtuquajturës “taksë ekologjike”. Vendimi për të shtrenjtuar derivatet e naftës për 3.5 denarë për litër është vetëm keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë aktuale në menaxhimin e buxhetit dhe pasojave të krizës nga ky vendim më së shumti do të pësojnë transportuesit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Edhe nga E Majta thonë se nuk është gjë pozitive vendosja e kësaj takse dhe shtojnë se edhe përkundër asaj që taksa ekologjike do të ketë flamur evropian, ata do të parashtrojnë rreth 800 amendamente për të kontestuar procesin e miratimit.

 “Sugjeroj për një intervenim të Rregullores që ne si E Majtë nuk e kemi por e ka VMRO-DPMNE, ndërsa ky është neni 125 i Rregullores i cili deri tani nuk është shfrytëzuar gjatë ligjeve të tilla të shpejta, që po bëhet praktikë e kësaj Qeverie”, potencoi Dimitar Apasiev nga “E Majta”.

Kryeministri Zoran Zaev edhe sot konfirmoi se vendosja e taksës ekologjike është e rëndësishme për përmirësimin  ambientit jetësorë, duke shtuar se megjithatë do të kemi derivate të lira për shkak se po ulet akciza e cila ishte rritur paraprakisht. Por pse flamur evropian për ligjin?.tv21

 “Është e lidhur me agjendën e gjelbër e cila është preokupim i BE-së. Besojmë se kuvendi do të gjejë mënyrë që ta sjellë ligjin për shkak se, do të theksoj edhe një herë, me taksën ekologjike e cila është shpenzim i ri, nafta mbetet me çmim më të lirë nga vendet e tjera në Kontinentin Evropian”, u shpreh kryeministri Zaev.

Qeveria paralajmëroi se nga 1 korriku me vendosjen e taksë ekologjike do të akumulohen para në Buxhet me çka do të ndihmohen shumë projekte nga sfera ekologjike. Megjithatë reagimi në opinion është se rritja e çmimit për pothuajse 4 denarë është shumë e lartë për qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments