12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeVUÇIQI: NISMA PËR MINI-SHENGENIN DO TË MARRË EMËR TË RI

VUÇIQI: NISMA PËR MINI-SHENGENIN DO TË MARRË EMËR TË RI

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në takimin e ardhshëm më 29 korrik pritet të ketë një emërtim të ri për nismën mini-Shengen.

Ai këto komente i bëri sonte për televizionin Euronews, ku ka folur për takimin e ardhshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.

“Në samitin e ardhshëm, ne do t’i japim një emër të ri kësaj nisme, ajo nuk do të jetë mini-Shengen. Ne do të përpiqemi të prekim disa tema të reja më 29 korrik, luftën kundër katastrofave dhe tërmeteve,”tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Ndryshe, Rama, Vuçiq, Zaev sot kanë dalë me deklaratë trepalëshe për “Ballkanin Perëndimor Evropian” gjatë një video konference të përbashkët, ku kanë përsëritur qëndrimet e tyre se vendi i Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë është në BE dhe se nuk ka alternativë tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse në konferencë nuk morën pjesë liderët e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, në deklaratën e përbashkët i bëhet thirrje vendeve të rajonit t’i bashkohen iniciativave të tilla dhe të zbatojnë marrëveshje të cilat kanë për qëllim forcimin ekonomik të Ballkanit Perëndimorë.

Tre liderët takimin e ardhshëm do ta zhvillojnë më 29 korrik në Shkup ku edhe pritet të nënshkruhen marrëveshjet e dala nga Samiti i Berlinit e që kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe ndihmë në rast të fatkeqësive natyrore, si dhe për lehtësimin e tregtisë, importin dhe eksportin mes tri vendeve.rtklive.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments