15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeFilloi sezoni i lojës me pisha /Nikolla Dimitrovi : Edhe Janari është...

Filloi sezoni i lojës me pisha /Nikolla Dimitrovi : Edhe Janari është opsion për fillimin e negociatave me BE-në …next Bujar Osmani /Shkurti-marsi-prilli…?!

Lajmi interaktiv

Një gjë dihet në BE nuk do të hyhet mu për shkak QEVERISË sepse nuk ka dorëzuar REFORMA TË SHTETIT NË TË GJITHA SHTYLLAT në BE, plus Bullgaria…..Dimitrovi i vu kapak nga 15 dhjetori kur duhet BE ti ofrojë RMV -së negocijatat ashtu tha Kastriot Rexhepi se atij ndërkombëtarët i kanë kënduar atë ditë ( kur humbi nga kuvendi) , në vesh SHBA dhe BE pyes a duhet ta ndroje mendimin pas 15 dhjetorit prap sepse Kastriot Rexhepi është burrë që e mba fjalën por edhe PDSH të del nga Qeveria nëse nuk ka me 15 dhjetor BE e tha dora vetë Menduh Thaçi te CLICK PLUS në TV”21 para dy ditëve .Por çfarë ndodhi këtyre ditëve Nikolla Dimitrovi luan pisha (tetovarçe por e hasim edhe si sërça,klikera etj ) me deklaratat dhe nervat e qytetarëve të RMV jo 15 dhjetori 2021 por tash rezervë edhe janari i 2022 …që i bie se nuk ka kurgjë …pastaj do të del Bujar Osmani sikur në vitet 2017-18-19-20-21-22 do na e përkthejë …data të reja shkurti-marsi-prilli-maji-qershori pushimet verore në BE …dhe prapë…2022-2023- dhe zgjedhjet e reja 2024 gjithë kampanja për BE …

Fokusi i marrëveshjes me Sofjen për tejkalimin e dallimeve është në dhjetor, por periudha është e shkurtër dhe për këtë arsye janari nuk përjashtohet si opsion për një datë për fillimin e negociatave mes vendit dhe BE-së, tha zëvendëskryeministri për Evropën. Çështjet Nikolla Dimitrov.

Ai theksoi se presidenca aktuale e BE-së, Sllovenia, ka një interes strategjik që “rajonin ta çojë drejt Bashkimit Evropian”, duke kujtuar se pas saj presidencën e BE-së do ta marrë Franca, ku zgjedhjet presidenciale janë planifikuar për në pranverë.

“Edhe pse preferenca është dhjetori, kam dëgjuar nga disa kryeqytete të Evropës se janari ende mbetet një mundësi për të pasur sukses, gjë që na jep ndoshta pak më shumë kohë, edhe pse mendoj se fokusi ynë duhet të jetë në dhjetor”, tha Dimitrov për TV 24.

Para Samitit të BE-së në dhjetor, nesër në Shkup do të vizitojë ministri austriak për çështje evropiane dhe ndërkombëtare, Majkëll Linhart, ndërsa nesër në vend dyditore do të jetë edhe presidenti polak Andrzej Duda. Një nga temat kryesore të takimeve të tyre me nikoqirët në Shkup do të jetë perspektiva evropiane e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments