10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKulturëFilloi me punë Redaksia e Posaçme e Maqedonisë së Veriut në kuadër...

Filloi me punë Redaksia e Posaçme e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Enciklopedisë Shqiptare

Duke u mbështetur në rregulloren e përbashkët të Enciklopedisë Shqiptare, sot (më 20 tetor 2023) u mbajt mbledhja e parë konstituive e Redaksisë së Posaçme për Maqedoninë e Veriut, përbërja e së cilës është përfaqësuese dhe institucionale, e përcaktuar pas këshillimeve me institucionet përkatëse universitare-kërkimore shqiptare në RMV. Redaksia e Posaçmee RMV-sëdo të jetë në këtë përbërje: Dr. Aziz Pollozhani – redaktor përgjegjës, Dr. Fatmir Sulejmani – anëtar i redaksisë, Dr. Fehari Ramadani – anëtar i redaksisë, Dr. Zeqirija Ibrahimi – anëtar dhe Dr. Dita Starova – anëtare.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe anëtarja e Redaksisë Qendrore të ESH-së, Dr. Valbona Toska.

Gjate mbledhjes është diskutuar mënyra e organizimit të punës së redaksisë se Maqedonisë së Veriut, krijimi i fjalësit që do të përmbajë nocione (artikuj) që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, si dhe bashkëpunimi me institucione dhe individë relevantë për mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie.

Enciklopedia Shqiptare është një projekt madhor i ndërmarrë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, përkatësisht nga dy akademitë e shkencave të këtyre shteteve, në të cilin do ta përfshihet e gjithë bota shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments