7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBota“Fillimisht vaksina kundër Covid të injektohet tek zezakët”, deklaron Bill Gates dhe...

“Fillimisht vaksina kundër Covid të injektohet tek zezakët”, deklaron Bill Gates dhe gruaja e tij

Bill Gates ka fajësuar Trumpin për racizmin e përdorur ndaj vendeve të tjera si Kina për përhapjen e koronavirus.

Në një kohë kur SHBA ndodhet nën valën e protestave kundër racizmit, Gates dhe gruaja e tij Melinda shprehen se zezakët e Amerikës janë të parët që duhet ta përfitojnë vaksinën kundër Covid-19 sapo të dalë.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates kritikoi ashpër përgjigjen e Shteteve të Bashkuara rreth pandemisë duke thënë se refuzimi i saj për të punuar me vendet e tjera ka shkaktuar një “vakum” në zgjidhjen e problemit global, përcjell Lajmiifundit.al

Gates tha që SHBA ishte shqetësuar më shumë me ‘përpjekjen për të hedhur fajin’ për përhapjen e virusit, se në vend që të bashkëpunonte me vendet e tjera në zhdukjen e tij, duke shkatërruar qasjen ‘e brendshme’ që vendi ka marrë.

Melinda Gates tregoi mbështetjen e saj për punën e OBSH-së, duke shtuar se kur vaksina të jetë në dispozicion, amerikanët me ngjyrë duhet të jetë të parët që e përfitojnë.

Kujtojmë që deri tani Bill dhe Melinda Gates kanë dhuruar më shumë se 300 milionë dollarë për kërkimin e një vaksine.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments