15.3 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Viktimat nga zjarri në Tetovë janë të moshës prej 29 deri...

Filipçe: Viktimat nga zjarri në Tetovë janë të moshës prej 29 deri 79 vjeç, askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia

 Kjo është ditë zie  për vendin tonë dhe tragjedi e madhe  e cila na tronditi të gjithë neve dhe shpreh ngushëllime më të thella te familjet e viktimave  në këtë ngjarje, deklaroi pasdite  ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me zjarrin i cili mbrëmë ndodhi në spitalin modular në Tetovë, ndërsa në të cilin jetët i humbën 14 persona.

Ai informon se në mbledhjen e sotme qeveritare solli vendim që ekspertëve tanë në hetim t’u bashkangjiten edhe ekspertë nga vendet e huaja.

“Këtë e bëjmë me qëllim që të zbatojmë  hetim të pavarur dhe themelor. Si ministër dhe para se gjithash si njeri kërkoj të gjitha hetimet  rregullisht të prezantohen në opinion. Askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia, nëse hetimi atë e konfirmon”, potencon Filipçe.

Ai kumtoi se në qendrën për kovid në Tetovë gjatë kësaj ngjarje të tmerrshme të hospitalizuar ishin 26 pacientë. Personeli mjekësor ka qenë i përbërë nga mjekët dhe infermieret, dy mjekë dhe  katër infermiere.

“Dymbëdhjetë pacientë të cilët janë evakuuar të sigurtë nga qendra për kovid  për momentin janë hospitalizuar në spitalin në Tetovë dhe ato janë në gjendje stabile shëndetësore, nuk kanë pasoja nga zjarri. Nuk ka të lënduar, as të vdekur nga punonjësit shëndetësor. Në Institutin për mjekësi ligjore janë dorëzuar trupat e 14 pacientëve,  për një pjesë të tyre ka përfunduar autopsia,  për pjesën tjetër zhvillohet  gjatë tërë ditës. Të vdekurit janë të moshës prej 29 deri në 79 vjeç. Përveç rezultateve klasike të autopsisë, do të bëhen edhe analiza të ADN-së për të cilën janë informuar edhe anëtarët e familjeve të pacientëve”, njoftoi ministri i Shëndetësisë.

Ai potencoi se dokumentacioni i plotë  për furnizim dhe vendosje të  spitaleve modulare, duke e përfshirë edhe atë në Tetovë, tregon se gjatë realizimit të projekteve të tilla, të cilat janë mbështetur nga Banka Botërore, janë respektuar  standardet dhe procedurat strikte.

“Hetimi gjithashtu duhet të konfirmojë nëse dhe në cilën mënyrë pas dorëzimit të objektit në përdorim në spitalin e Tetovës, i njejti është mirëmbajtur dhe udhëhequr”, tha Filipçe, duke shtuar se Ministria në mënyrë aktive do të bashkëpunojë  me organet hetuese dhe ka apeluar  atë ta bëjnë  edhe të gjitha institucionet tjera, me qëllim që saktë të konfirmohet se çka ka ndodhur.

“Sa i përket  vetë spitaleve, cilësisë së tyre, inspektimi ynë intern tregoi se të gjitha materialet e ndërtuar  kanë cerifikatë, ATEST për instalim elektrik, të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për sqarim, kjo do të thotë se  gjithçka që është ndërtuar  nga materialet është me certifikatë të prodhuesit, ndërsa procesi i instalimit është me atestim. Gjithë kjo është nën kontroll të kompanisë së akredituar që kontrollon  nëse janë siguruar  të gjitha certifikatat do të thotë çdo material që vendoset në spitalit modular”, tha Filipçe.

Ai potencoi se pas përfundimit të të gjitha procedurave, të gjitha  kontrolleve dhe pranimit teknik,   qendra modulare transferohet në spitalin e qytetit për menaxhim  të mëtutjeshëm dhe mirëmbajtje të objektit.

“Apeloj te qytetarët  dhe mediumet të mos bëjnë panikë dhe mosbesim ndaj vetë qendrave për kovid të cilat kanë pasur vlerë dhe ende vlejnë  shumë për të hospitalizuarit dhe shpëtimin e jetëve në këtë krizë të kovid-19. Objekte të tilla shfrytëzohen në shumë vende të botës. Zjarre dhe fatkeqësi ndodhin  dhe këto tragjedi mund të shkaktohen nga shumë faktorë, thotë ai dhe apelon të pritet rezultati i hetimit dhe të mos paragjykohet.

Ai u kthye në thirrjet për dorëheqjen e tij.

“Më lejoni të them se as nuk ik nga përgjegjësia as nuk do të ik. Por, do të insistoj dhe do të pres të përfundojë hetimi për shkak të asaj që edhe kjo periudhë ka nevojë nga menaxhimi i një pjese të krizës,  veçanërisht rreth pacientëve në Tetovë, gjithë kjo që do të thotë proces i përfundimit të rezultateve të autopsisë  dhe se absolutisht pas përfundimit  të hetimit  do ta marr  këtë vendim  për atë nëse do të jap dorëheqje. Me të vërtetë është rëndë të përshkruhet me fjalë  pesha dhe dhimbja të cilën e ndjej,  me të vërtetë ndjej keqardhje me  anëtarët e familjeve të viktimave, megjithatë do t’i pres rezultatet zyrtare të hetimit”, tha Filipçe, i cili shtoi se nuk ik as nga përgjegjësia në lidhje me rezultatet e hetimit,  as nga momenti moral. “Megjithatë duhet të shikojmë  nëse dhe ku  do të definohet  kjo si pikë e përgjegjësisë  në të cilën ka qenë niveli  në këtë menaxhment të tërësishëm”, potencon Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments