11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeFILIPÇE: NISIN KOORDINIMET RAJONALE PËR HAPJEN E KUFIJVE DHE AEROPORTEVE

FILIPÇE: NISIN KOORDINIMET RAJONALE PËR HAPJEN E KUFIJVE DHE AEROPORTEVE

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së sotme do të nis koordinimin me ministrat e Shëndetësisë në rajon, me qëllim shkëmbimin e përvojave me pandeminë si dhe koordinimin për hapjen e mundshme të kufijve dhe aeroporteve.

“Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme doli me paketë masa për udhëtim në vendet e BE-së, ku rekomandohet koordinim për lehtësimin e masave, në bazë të këtyre vendimeve edhe ne nisim këto mbledhje për koordinim në rajonin e Ballkanit”, pohoi Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se koordinimi i parë do të bëhet me shtetin e Greqisë.

“Sot do të mbaj një mbledhje me ministrin grek të Shëndetësisë. Në mbledhje do të shkëmbejmë praktikat për menaxhimin e deritanishëm me krizën. Përgatitjen e sistemit shëndetësorë për periudhën e ardhshme, si dhe më e rëndësishmja për këtë periudhë, hapja e kufijve dhe aeroporteve, duke marrë parasysh se me hapjen e kufijve vendi jonë hap edhe korridorin transit Veri-Jug, që është i mbingarkuar gjatë verës”, pohoi Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments