7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaFaza 2/ Conte u shkruan italianëve: Qeveria nuk është shurdhe, do bëjmë...

Faza 2/ Conte u shkruan italianëve: Qeveria nuk është shurdhe, do bëjmë më shumë!

Në ditën e rihapjes pas bllokimit, Kryeministri Giuseppe Conte iu drejtohet italianëve me një letër të hapur.

“Vendi po fillon përsëri lëvizjen – thotë ai – ne nuk duhet ta ulim vigjilencën tonë”. Dhe pastaj do zgjidhim çështjen ekonomike.

“Ne e dimë që edhe dekretet e fundit nuk do të jenë zgjidhja për të gjitha problemet. Qeveria nuk është e shurdhër për vështirësitë e shumta të qytetarëve, ne do të bëjmë më shumë”, shkruan Conte.

Ndërkohë nga sot bien të gjitha kufizimet që kanë të bëjnë me lirinë personale. Italianët mund të lëvizin kudo që dëshirojnë, të takojnë njerëz, të lëvizin me mjete të transportit publik dhe privat por deri më 2 qershor do të duhet të qëndrojnë brenda rajonit.

Për të shkuar përtej kufijve për 15 ditët e ardhshme, do t’ju duhet ende arsye shëndetësore, pune ose urgjence dhe vetëm në këto rast do t’ju duhet të plotësojnë formularin e vetë-certifikimit.

Familjarët, miqtë, kolegët, të njohurit nuk bëjnë më asnjë ndryshim. Mund të takojme jashtë ose të ftojne këdo në shtëpi. Sidoqoftë, gjithmonë duhet të kenë parasysh rregulla si detyrimi i distancimit shoqëror, të paktën një metër, të mbajnë maskë në vende të mbyllura ose edhe jashtë kur nuk garantohet distanca fizkine. Dhe mbi të gjitha ndalimi i grumbullimeve

Po sot në të gjitha rajonet hapen dyqanet por me kohe zgjatje të ndryshme shërbimi nga më parë. Edhe këtu është e detyrueshme maska.

Rihapen gjithashtu hipermarketet dhe supermarketet. Shumë rajone në hyrje të këtyre lloj shërbimeve kanë bërë të detyrueshme matjen e temperaturës për klientët. Po sot hapen edhe baret dhe restorantet kurse palestrat do të rihapen më 25 maj por me rregulla të rrepta të distancimit fizik.

Dekreti i qeverisë nuk parashikon më asnjë kufizim ose ndalim për aktivitete argëtuese ose rekreative, prandaj duke nisur nga sot italianët mund të shkojnë në plazh duke ruajtur distancat e sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments