8.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeFatmire Isaku - nënkryetare e PDSH-së / Taravari vazhdon politikën e turpit...

Fatmire Isaku – nënkryetare e PDSH-së / Taravari vazhdon politikën e turpit me VMRO-DPMNE

Politika është një instrument për arritjen e qëllimeve shoqërore, programore dhe partiake. Por politika për qëllime personale është politikë irracionale dhe demagogjike e cila ka çuar popuj të tërë drej luftërave botërore apo drejt diktaturave të egra dhe të pamëshirshme.

Le të kthehemi tek realiteti shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Para ca vitesh në skenën politike shqiptare doli një lëvizje e re politike kinse për reforma, e cila u ngjiz me tradhëtinë ndaj subjektit i cili i ngriti dhe i afirmoi si politikanë që shijuan edhe privilegjet e pushtetit, e rritën oreksin dhe tashmë ideologjinë dhe parimet e PDSH-së i zëvendësuan me luftën për të mira personale. Fatkeqësisht, pa kaluar shumë kohë ndodhi e nejta gjë nga sekretari gjeneral i partisë dhe bashkëpuntori më i afërt i tij, Taravari. Do të pyetni pse? Ju kujtohet 61 i famshëm i krijuar nga disa parti politike shqiptare të ulur në një tavolinë me VMRO-në dhe me Të Majtën (LEVICËN) proruse, të cilat hapur deklarohen si parti anti-NATO dhe anti-EU. Idenë që ASH të ulet në tavolinën e turpit politik e ekzekutoi pikërisht Taravari që sot caktohet ushtrues detyre kryetar i ASH-së. Kjo është një lojë e ndyrë në kuriz të shqiptarëve dhe orientimi i tyre mund të merr në qafë popullin shqiptarë.

Fatmirësisht, populli shqiptar është vigjilent dhe shpejt e kuptoi lojën që po i bëhej, prandaj në zgjedhjet lokale në Tetovë ua tregoi vendin këtyre pseudopolitikanëve. Sigurisht që shqiptarët, tetovarët në veçanti, nuk e gjejnë veten në mes të tradhëtarëve dhe këtë e demonstruan me votë. Një njeri që për përfitime personale është në gjendje të bashkëpunoj edhe me dreqin nuk ka të drejtë morale e as politike që të udhëheq me opozitën. Taravari, ka dhënë mjaft prova se për interesa të ngushta karrieriste dhe profitabile për të është në gjendje të bashkëpunoje me “levicën” e dreqin.

Megjithatë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë PDSH-në e cila u mbeti besnike deri në fund përcaktimeve të veta properëndimore dhe nuk theu asnjëherë besimin e anëtarësisë dhe të përkrahësve të saj. PDSH-ja edhe pas tradhëtive të shumta që ju bënë, mbetet ajo foleja e madhe që siguron vend për të gjithë ata të cilët ia duan të mirën popullit shqiptar dhe asnjëherë nuk bën kompromise në llogari të interesit kombëtar.

Populli sheh dhe dëgjon, Taravari fundin mbase e di, sepse në këto zgjedhje lokale në Tetovë ,vota e ndëshkoi ideatorin. Është çëshjte kohe se kur do ta largojë edhe ekzekutorin!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments