6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaOpinionFatmir Sabriu:Grubi gënjeu për uniformat, qevria shkeli ligjin,ndërkaq do të filloj të...

Fatmir Sabriu:Grubi gënjeu për uniformat, qevria shkeli ligjin,ndërkaq do të filloj të implementohet në afat prej 1 viti

atmir Sabriu nga Lëvizja Besa përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka shkruar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli një akt tjetër skandaloz,ku në seancën e 28-të Qeveria e RMV-së solli dekret për uniformën e Policisë në bazë të ligjit për përdorimin e gjuhëve në bazë të të cilit dekret uniformat e policisë në qytetin e Shkupit dhe në komunat ku së paku 20 % e qytetarëve flasin gjuhë tjetër zyrtare nga gjuha maqedonase, përveç gjuhës maqedone dhe shkrimit të saj kirilik, shkruhen edhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 % të qytetarëve dhe shkrimin e tij shkruan TOP24. Sabriu më tej shton se “skandaloz është fakti që me këtë dekret parashihet që i njejti do të hyjë në fuqi në ditën e 8-të nga dita e shpalljes së tij në Gazetën zyrtare të RMV-së, ndërkaq do të filloj të implementohet në afat prej 1 viti nga momenti i hyrjes në fuqi. Ky akt nënligjor është skandaloz sepse është në kundërshtim të plotë me ligjin për përdorimin e gjuhëve” ka shkruar ai.Ai në postimin e tij ka akuzuar edhe zëvendëskryeministrin Grubi i cili pas seancës publikoi në profilin e tij se edhe një premtim i mbajtur, Sabriu ka shkruar se “Pashë shumë eksponent të partisë në pushtet që u lavdëruan për sjelljen e një dekreti i cili në këto momente aspak ska vlerë juridike dhe që parasheh implementim të prolonguar të gjuhës shqipe në uniformat e policisë, kur kemi ligjin në fuqi i cili duhet të implementohet dhe i cili shumë qartë parasheh që uniformat e policisë duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe. Mos u lavdëroni por punoni që ky ligj mos ngelë vetëm “letër e vdekur”, nën udhëheqësinë tuaj është edhe Drejtoria për zbatimin e gjuhëve edhe Inspektorati i gjuhëve. Nuk duhet të bëni asgjë të veçantë vetëm të respektoni ligjin dhe të detyroni institucionet shtetërore ta zbatojnë atë, sepse fundi i fundit atë punë e keni” ka shtuar Fatmir Sabriu përcjellë TOP24. Postimi i plotë i Fatmir Sabriut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments