16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeShqipja në uniformat e policisë, Ziadin Sela: Uroj të mos e këtë...

Shqipja në uniformat e policisë, Ziadin Sela: Uroj të mos e këtë fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Tre vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Qeveria sjell dekret për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë dhe emblemat e uniformave. Policët do t’i kenë uniformat edhe në shqip vetëm në komunat ku gjuhën shqipe e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve. Në shqip do të përkthehet “Policia e Trafikut”, “Policia Kufitare” dhe emblema e përgjithshme e policisë. Opozita shqiptare përshëndet vendimin. Ziadin Sela uron që dekreti të mos e ketë fatin e ligjit.

“Shpresoj që edhe ky dekret të mos ketë fatin e ligjit. Çdoherë sillet dekreti, animohet opinioni vetëm për një çështje të ligjit, ndërkohë që ngelet pa u zbatuar ligji në gjykatë, prokurori dhe elemente të tjera. Bëhet fjalë për marketing të ulët të një subjekti në Qeveri i cili këtë temë do të duhej ta kishte konsumuar nga viti 2002. Sot e kësaj dite mundohet të merret me këtë temë”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments