7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeFatmir Limani- Kandidat i Pavarur në Kërçovë: Analizat tona garantojnë fitore

Fatmir Limani- Kandidat i Pavarur në Kërçovë: Analizat tona garantojnë fitore

Intervistë me Fatmir Limanin, kandidat për Kryetar të Kërçovës

Në një intervistë ekskluzive për portalin LOBI, Fatmir Limani ka konfirmuar daljen si kandidat i pavarur në garën për të parin e komunës së Kërçovës. Limani ka nënvzizuar prioritetet, motivin për të garuar për kreun e kësaj komune si dhe planet e tij për Kërçovën 2021 – 2025. Gjatë intervistës Limani thotë që: “Më shumë se tre muaj jam duke punuar në këtë drejtim dhe analizat garantojnë fitore”. Ai më tej shton që: “Përkrahja dhe mbështetja është e gjithanshme, kjo bazuar në ndryshimet, të cilat duhet me çdo kusht të ndodhin në mbarë hapësirat shqiptare”. Limani paralajmëron që krahas kandidaturës për Kryetar komune, iniciativa e tij do të garon edhe me listë për këshilltarë komunal. Kur flet për prioritet si Kryetar komune, nënvizon ngritjen e arsimit cilësorë, ekonomi të zhvilluar dhe në rritje, Kulturë dhe sport të avancuar, Urbanizim dhe Infrastrukturë të përmisuar dhe projekte të tjera. Për më tepër, lexoni intervistën e plotë të dhënë për portalin LOBI

Intervistoi: Linda LIMANI

LOBI: Të enjten, përmes prononcimit publik de fakto zyrtarizuat kandidaturën tuaj për kryetar të komunës së Kërçovës. Na flisni pak rreth kësaj iniciative. Cili ishte motivi i kësaj nisme?

FATMIR LIMANI: Janë më tepër arsye por do të nënvizoja vetëm disa nga ata.  

-Dështimet në: Arsim, Investime, Ekonomi, Ndërtime pa leje, Shkatërrimit të pyjeve, gjuatja e mbeturinave në puse, lumej, rrugë, vendbanime, fshatra, djegia e tyre natën, përdorimi i drogës dhe alkoolit në shkollat fillore dhe të mesme në masën e 60%shit, korrupsioni, vjedhjet, përvetsimi i pronave publike, reketimi, kriminaliteti në të gjitha fushat. Punësimet sipas njohjes dhe interesit familjar, shoqëror dhe partiak. Shfaqja e fenomenit të “Mafias Urbane”, si dhe dëbimi masiv që u bëhet të rinjëve dhe të rejave nga vatrat e tyre. Janë të mjaftueshme këto shkaqe për të marrë guximin për të kërkuar besimin e Kërçovarëve me qëllim që këto anomali të marrin fund.

LOBI: Në Maqedoninë e Veriut, të pakta janë rastet qe kemi kandidat të pavarur për kryetar Komune. Në disa raste këto iniciativa kanë rezultuar me sukses.Mendoni që do të keni sukses në këtë garë ?

FATMIR LIMANI: Kërçova është e të gjithë qytetarëve që kanë lindur, jetojnë, kanë pasuritë e tyre, shtëpitë e tyre, pasardhësit e tyre por edhe varrezat e të parëve të tyre. Këçova është e atyre që jetojnë por edhe e atyre që janë të mërguar e nuk jetojnë në Kërçovë. Kërçova është e shqiptarve, maqedonasve, turqve, vllehëve, romëve, sërbve dhe të gjithë të tjerve që jetojnë e skanë fatin të jetojnë në vendlindjet e tyre dhe të të parëve të tyre. Duke e ditur këtë dhe duke analizuar të gjitha situatat e krijuara kam vlerësuar bashkë me shokë me të cilët kemi marrë këtë vendim për një kandidim të pavarur edhe nga një fakt tjetër i pamohueshëm: Kërçova ka anëtarësi të BDI-së, Aleanc-ës, Alternativ-ës, Besës, VMRO-së, LSDM-së, Partisë Turke, Partisë Rome dhe etnitetve të tjera ! Dëshiroj të luaj rolin e kryetarit të të gjithë etniteteve të përmendura më sipër ngase Kërçova është e të gjithëve. Pasi që kërkojmë votën e të gjithëve vlerësoj se kanditimi i pavarur është adekuat, por nuk mjafton vetëm kjo nëse unë nuk kam dhënë prova të përfaqësimit të të gjithëve në mënyrë të paanshme. Kjo është edhe arsyeja që vendimi dhe kandidimi im është i pavarur.

LOBI: Iniciativa e juaj u bë publike vetëm para tre ditëve, por si ide besojmë që daton më herët. Keni një plan konkret për ta zhvilluar Kërçovën në qoftë se do të fitonit besimin e qytetarëve ?

FATMIR LIMANI: Bëhen tre muaj që zhvilloj takime me shokë, studentë, të diplomuar, (në fusha të ndryshme), afarist, bisnesmen dhe mërgimtar, të cilët janë të interesuar që zhvillimin e Kërçovës ta ndihmojmë në sfera të ndryshme. Bazuar në këtë që përmenda më sipër dhe nevojat jetike të secilit fëmiu, të riu, studenti, profesori, profesionisti, puntori, të varfëri, të sëmuri, të moshuari, të braktisuri dhe mërgimtari është krijuar edhe programi zgjedhor i zhvillimit të Kërçovës në mandatin e viteve 2021/2025.

LOBI: Mandati i Kryetarit të Komunës zgjat 4 vite. Na numëroni disa projekte që do të jenë prioritet i juaj në qoftë se populli i Kërçovës u’a jep besimin. Na përshkruani me disa fjalë vizionin tuaj për Kërçovën 2021 – 2025 ?

FATMIR LIMANI: Prioritetet strategjike do të jenë: Arsim cilësorë, Ekonomi e zhvilluar dhe në rritje, Kulturë dhe sport të avancuar, Urbanizim dhe Infrastrukturë të përmisuar,  Mbrojtja shëndetsore, sociale dhe siguria, Cilësi më e mirë e jetesës dhe mbi të gjitha udhëheqje e përbashkët me përfshirje të qytetarëve dhe në veçanti të diasporës.

LOBI: Kur flasim për iniciativën tuaj për kandidat të pavarur. Keni menduar që të garoni edhe me listë të këshilltarëve ?

FATMIR LIMANI: Gjithsesi dhe potencialin tim e shfrytëzoj në mënyrë të pa kursyer që të përzgjedh profesionist dhe të dëshmuar në fusha të ndryshme me qëllim që realizimi i programit zgjedhor të shëndrrohet në realitet të pamohueshëm.

LOBI: Nga e keni krijuar besimin dhe nga u vjen fuqia për të hyrë në këtë garë zgjedhore. Keni realizuar ndonjë sondazh me popullatën e Kërçovës?

FATMIR LIMANI: Më shumë se tre muaj jam duke punuar në këtë drejtim dhe analizat garantojnë fitore.

LOBI: Shpalosët idenë për kandidat të pavarur. Mund të pritet që kandidatura e juaj të përkrahet nga ndonjë subjekt politik?

FATMIR LIMANI: Jam i bindur që nëse e analizojnë situatën e krijuar në mënyrë të pa ndikuar politikisht, atëherë edhe përkrahja nga ana e tyre do të jetë e parezervë.

LOBI: Aktualisht jeni zv.drejtor në Ndërmarrjen ELEM. Mendoni te terhiqeni nga ky post t’a quajmë të caktuar nga subjekti politik, BDI?

FATMIR LIMANI: Qysh në ditën e shpalljes së kanditaturës time si  i pavarur subjektin e BDI-së e kam udhëzuar që të bëjë zëvendësimin e pozitës time. Kështu që nga ajo ditë unë nuk jam më funksionar në atë pozitë.

LOBI: Lajmi për kandidaturën tuaj në Kërçovë bëri bujë të madhe. Keni përkrahje edhe nga qytete të tjera të RMV por edhe nga trojet e tjera shqiptare për këtë nisëm, kur dihet që e kaluara e juaj në aktivitete kombëtare e patriotike ka krijuar një rreth shoqëror thuajse në të gjitha trojet etnike shqiptare?

FATMIR LIMANI: Përkrahja dhe mbështetja është e gjithanshme, kjo bazuar në ndryshimet, të cilat duhet me çdo kusht të ndodhin në mbarë hapësirat shqiptare.

https://lobi.mk/limani-analizat-tona-garantojne-fitore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments