18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeFATMIR BYTYQI: KOMPANITË ZVICERANE TË GATSHME TË INVESTOJNË NË RMV

FATMIR BYTYQI: KOMPANITË ZVICERANE TË GATSHME TË INVESTOJNË NË RMV

SË SHPEJTI DO TË FORMOHET ODA E TREGTISË  MAQEDONI – ZVICËR


ZV Kryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi i cili po qëndron për vizitë në Zvicës njoftoi se kompanitë zvicerane kanë shprehur interesim për të investuar në vend. Ai njoftoi se bashkëpunimin dy palësh në mes këtyre vendeve së shpejti do ta përforcoj edhe krijimi i Odës së tregtisë ne mes dy shteteve.

Që shpejti në Zvicës do të formohet Oda e Tregtisë Maqedoni-Zvicer, e cila do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve. Lajmin e bëri të ditur ZV  Kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi i cili po qëndron për vizitë në këtë shtet.

Fatmir Bytyqi –Zv.Kryeministër për Çështje Ekonomike

Me themelimin e Odës Ekonomike, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës do të zhvillohet me një intensitet më të madh, kështu do të krijohen shumë mundësi të reja për bashkëpunim dhe realizim në të ardhmen.

Bytyqi njoftoi se në takim është diskutuar edhe për mundësinë e vendosjes  së produkteve vendore dhe kompanive në tregun zviceran.

– Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona dypalëshe, përpjekjet tona për bashkëpunim më të madh ekonomik konkretizohen përmes vendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Në takimet me përfaqësuesit e kompanive zvicerane, Zëvendës Kryeministri Bytyqi prezantoi përfitimet dhe mundësitë e investimeve të ofruara përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve dhe Ligjit për Investime Strategjike. Ai ka njoftuar se gjatë takimit nuk ka munguar interesimi i kompanive zvicerane për të investuar në vend. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments