19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE:Për zgjedhjet lokale jemi të hapur për koalicione

VMRO-DPMNE:Për zgjedhjet lokale jemi të hapur për koalicione

VMRO DPMNE-ja ndërroi sloganin e partisë. “Maqedonia për të gjithë njerëzit” është strategjia e re e partisë, të cilën e promovoi kreu i partisë Hristijan Mickoski një ditë më parë.

Megjithatë nga kjo parti nuk sqarojnë se çfarë konkretisht do të ndryshojë nga politikat e deritanishme të saj. Ata thonë se agjenda mbetet e njejtë. Lidhur me koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet lokale, nga VMRO-DPMNE thonë se janë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë që janë pjesë e bllokut opozitar, por pa dhënë detaje nëse negociojnë me ndonjë parti konkrete.

Nga opozita maqedonase thonë se ende nuk kanë caktuar kandidat nëpër komuna, pasi ende po bëhen testimet e brendshme partiake e më pas do të vendosin organet partiake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments