12.2 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeFshatrat Poroj dhe Xhepçishtë ende nuk kanë kanalizim, ujërat e zeza shkaktojnë...

Fshatrat Poroj dhe Xhepçishtë ende nuk kanë kanalizim, ujërat e zeza shkaktojnë revoltë tek banorët

Edhe pse llogariten si paralagje të qytetit të Tetovës, fshati Poroj dhe fshati Xhepçisht, edhe më tej vazhdojnë të jenë pa kanalizim për ujërat e zeza.

Zgjidhjen banorët e bëjnë përmes gropave septike të cilat, përveç që ndotin tokën, ndotin edhe ujin”.

Banorët thonë se komuna e Tetovës shumë herë ka premtuar zgjidhje, por zgjidhja nuk është parë askund.

“Dy a tre herë kanë ardhur e kanë matur ka do shkojë dhe si do shkojë dhe asgjë s’është bë. Aromë e keqe vjen dhe dalin ca miza të zeza. Krejt pampersa jazi është”.

“Mirë është të bëhet më kjo, po se si unë, duhet të ketë udhëheqësi bashkësia lokale, ajo duhet ta kërkoj”.

“Ne kemi pritur shumë më herë që të rregullohet kanalizimi Puroj Xhepçisht, sepse janë fshatra që kontribuojnë dhe janë tatimpagues të komunës. Ne ende vazhdojmë me gropa, Poroj dhe Xhepçisht, dhe kemi probleme sepse është e dëmshme”.

“Thonë do e bëjmë dhe nuk e bejnë. Si t`iu them mbas dore jemi shumë por s`kemi ç’bëjmë”.

“Në zor të madh jemi me kanalizimin, ne jemi lagjja poshtë dhe s`kemi ka e drejtojmë ujin në asnjë anë”.

Nga komuna e Tetovës, vit më parë u shprehën se projekti ekziston por në mungesë të fondeve për realizimin e projektit, banorët duhet të presin për vitin e ardhshëm, por, kaloi gjysma e këtij viti dhe ky projekt ende nuk ka filluar. Fshati Poroj dhe Xhepçisht, janë ndër vendbanimet më të zhvilluara me industri dhe njihen si taksa paguesit më të mëdhenj të Pollogut.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments