10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeFatmir Besimi / Skema e garancisë shtetërore do të realizohet përmes krijimit...

Fatmir Besimi / Skema e garancisë shtetërore do të realizohet përmes krijimit të një Fondi Garancie brenda Bankës së Zhvillimit…

Qeveria miratoi ndryshimet e Ligjit për Bankën e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit, i cili mundëson: zbatimin e Skemës #GaranteShtetërore e cila është pjesë e paketës së katërt të masave anti-krizë dhe Strategjisë për Rimëkëmbjen dhe Rritjen e Shpejtuar Ekonomike – #SmartERGrowth, si dhe Banka e Zhvillimit të krijon fonde për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë. Fatmir Besimi Skema e garancisë shtetërore do të realizohet përmes krijimit të një Fondi Garancie brenda Bankës së Zhvillimit, e cila do të lëshojë garanci kredie për bizneset tek bankat komerciale.Mjetet fillestare për fondin janë 10 milion euro, të cilat sigurohen nga ribalanci i dytë i buxhetit. Ata do të garantojnë kredi në nivel disa herë më të lartë se fondi.Me këto ndryshime ligjore: Lehtësohet qasja në kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme Do të lehtësohet qasja deri tek kapital përmes fondeve Do të mbështetet Sektori privat duke marrë një pjesë të rrezikut të kredisë; Përmirësohen kushtet për kolateral për kredi nga bankat komerciale, për ato kompani që kanë nevojë për financim shtesë dhe sigurim financiar Stimulohet rritjen ekonomike.Skema e garancisë shtetërore dhe fondet do të luajnë një rol të rëndësishëm në likuiditetit e ekonomisë gjatë krizës Covid-19, por edhe në periudhën afatmesme, si një mekanizëm i përhershëm për qasje deri tek kapital për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që gjithashtu do të kontribuojnë në rritjen e inkluzivitetin financiar të këtyre ndërmarrjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments