8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeFatime Fetai zgjidhet prokurore e Lartë, Kolevski: S’ka ndikim politik në zgjedhjen...

Fatime Fetai zgjidhet prokurore e Lartë, Kolevski: S’ka ndikim politik në zgjedhjen e asnjërit prej prokurorëve

Fatime Fetai nuk u zgjodh prokurore në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar, por mori mbështetje për tu bërë prokurore në Prokurorinë e Lartë. Përveç Fetait në këtë prokurori u emëruan edhe prokurorët Burim Rrustemi, Naum Panovski, Sasho Trajçev, dhe Snezhana Georgievska.

“Këshilli para vetës kishte dy muaj që të përfundojë përgatitjet e kësaj seance dhe të merren vendimet, kështu që në të gjithë këtë periudhë prej 6 ose 8 muajve, ngecja nuk ishte në Këshillin e Prokurorëve, por duhej të bëhej procedurë ligjore që të mund pastaj të bëhet zgjedhja. Ligji kërkon që të bëhet vlerësim dhe një vlerësim u zbatua”, deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikч, Ace Kolevski.

Kolevski tha se nuk është bërë ndikim politik në zgjedhjen e asnjërit prej prokurorëve, e as për prokuroren Fatime Fetai. Edhe pse nëpër media qarkullonte informacioni se pikërisht Fetai ishte prokurore e nominuar nga LSDM.

“Qëndrime dhe mendime politike aspak nuk janë absorbuar as nga unë e as ndonjëri nga anëtarët e Këshillit ka thënë ndonjë gjë të tillë se i është bërë ndikim eventual nga ndonjë parti politike. Tek unë për shembull askush nuk ka ndikuar. Nga vet zgjedhja, siç e shihni numër i madh i anëtarëve i dhanë përparësi kandidatëve që kanë më shumë përvojë pune si prokurorë”, shtoi më tej Kolevski.

Në ndërkohë prokurorët Lile Stefanova, Trajce Pelivanov, Artan Ajro, Katerina Kolareviq, Natasha Poptrajkova u zgjedhën si prokurorë në Prokurorinë për Krim të Organizuar. Nga të gjithë kandidatët prokurorët e ish PPS-së ishin si ndër më të vlerësuarit dhe pothuajse të gjithë janë akomoduar në prokurorinë për Krim të Organizuar dhe në Prokurorinë e Lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments