Ndryshimet në arsim, Carovska insiston për librat digjitalë

55

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk dha përgjigje konkrete nëse tekstet e reja shkollore për klasën e katërt, që do të jenë të digjitalizuar, do të mund të blihen edhe në librari. Carovska tha se nxënësit që do të vendosin të mësojnë nga tekstet shkollore në formë të shtypur, të njejtat duhet të sigurojë shkolla.

Digjitalizimi, vitin e ardhshëm shkollor do të ndodhë vetëm për programin për klasën e katërt, i cili është i ri. Tekstet e vjetra për programin e ri nuk zbatohen, që do të thotë se librat shkollorë që digjitalizohen në programin e klasës së katërt do të vihen në përdorim nga shkollat ​​në platforma digjitale- deklaroi Mila Carovska, ministre e Arsimit

Digjitalizimi i teksteve shkollore për klasën e katërt u shoqërua më kritika të shumta. Shoqata e arsimtarëve shqiptarë i vlerëson se mënyra digjitale e të mësuarit nuk i përshtatet kushteve me të cilat për momentin mësojnë nxënësit. Nga UNSHM-ja vlerësojnë se digjitalizimi është i rëndësishëm por jo atëherë kur duhet të kompensohet me librat e zakonshëm. Nga organizata “Zëri i shkollarëve të mesëm” përmes një shkrimi në rrjetet sociale nuk kanë përjashtuar edhe organizimin e protestave. Ndryshimet e miratuara në Qeveri për ligjin për tekstet dhe materialet e tjera mësimore dhe didaktike parashikojnë që nxënësit e klasës së katërt deri në të nëntë dhe nxënësit e shkollave të mesme të kenë libra dhe materiale elektronike, ndërsa nxënësit nga klasa e parë deri në atë tretë të vazhdojnë me libra të zakonshëm.

22.04.2021