6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Faleminderit për ftesën”, presidenti austriak flet shqip në Kuvendin e RMV-së

“Faleminderit për ftesën”, presidenti austriak flet shqip në Kuvendin e RMV-së

Presidenti austriak, Aleksander van der Bellen ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë vizitë ai ka takuar krerët më të lartë të institucioneve po edhe presidentin Pendarovski.

Aleksander Van der Bellen takoi edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi po edhe mbajti fjalim para deputetëve të Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij, presidenti austriak ka folur në gjuhën maqedonase po edhe në gjuhën shqipe.

“Falemderit për ftesën”, tha ai para deputetëve, por dhe para presidentit, kryeministrit, ministrave, e krerëve të institucioneve fetare të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar fjalimin e tij ceremonial në Kuvendin e Maqedonisë.

Fjalimin e Van der Bellen e kanë ndjekur edhe shumica e përfaqësuesve të ambasadave që janë të vendosura me zyra në vendin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments