6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeËshtë përgatitur draft-version i ndryshimeve ligjore për shpallje të së dielës si...

Është përgatitur draft-version i ndryshimeve ligjore për shpallje të së dielës si ditë jo pune

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë e ka përgatitur draft-versionin e vendimeve ligjore për shpallje të së dielës si ditë jo pune dhe e kanë dorëzuar  deri te ministritë dhe Qeveria. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska nuk dëshironte të tregojë detaje nga ky  draft-version, sepse, siç tha ajo  nuk është version final.  Vetëm shkurt potenoi se  para përpunimit  janë dëgjuar mendimet e të gjitha palëve të interesuara.

“Ligji po punohet,  është bërë drafti i dorëzuar deri te kolegët ministra. Pres që në kohën më të shkurtër opinioni të njoftohet  me detajet. Përafërsisht e kemi pasqyrën  se si duhet të lëvizë ky proces  nëse mban edhe dilema nëse është në rregull në kushte të pandemisë  të bëhet ky hap, por,  vendimin ligjor qytetarët gati do ta shohin. Draft versioni  nuk është version përfundimtar dhe për atë tani për tani nuk dua t’i ndaj detajet me opinionin”, tha Shahpaska.

Ajo sqaroi se është bërë grup pune brenda në Ministri, por edhe grupi ndërresor  me përfshirje  edhe të ministrive tjera resore  si Ministria e Ekonomisë, e Transportit dhe Lidhjeve, Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, me qëllim që së bashku të bisedohet  me të gjitha palët e interesuara.

Sipas saj, gjatë debatit janë hapur edhe dilema nga të cilat, pjesa më e madhe, siç tha, janë nga problematika që është në ingerenca të Ministrisë së Ekonomisë.

Ministrja theksoi se nevojiten  edhe  konsultime plotësuese që të shihet  se cilat duhet të jenë përjashtimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments