3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeEsad Rahiq / Të burgosurit në Shutkë kanë dëgjuar që po...

Esad Rahiq / Të burgosurit në Shutkë kanë dëgjuar që po lirojnë të arrestuarit në vendet e tjera, kështu që ata po kërkojnë që edhe ne t’i lirojmë

Panika që po përhapet në burgun e Shutkës nuk është përshkak korona virusit, por është krijuar pas disa informatave se në disa shtete të burgosurit janë liruar në burgim shtëpiak, kështu që edhe këtu po kërkohet e njejta gjë. Për këtë bëri të ditur sot drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiq
Rahiq për “Utrinski Brifing” konfirmoi se tek personi që vdiq në burg para pak ditësh, janë gjetur disa simptoma të lehta, ndërsa pas autopsisë është vërtetuar se ka qenë pozitiv ndaj Covid 19.
“Tek ata që kanë kontaktuar me të nuk ka korona virus. Nga linja e parë, gjashtë policë tani janë në karantinë pasi kishin patur kontakte me personin e ndjerë. Por, paniku nuk është shkaktuar përshkak virusit. Ata kanë dëgjuar se disa Qeveri në shtete tjera i kanë lëshuar të burgosurit në shtëpi dhe ata shpresojnë e njejta të ndodhë edhe me to. Janë blerë disa teste të shpejta, kam angazhuar edhe 2 mjekë shtesë nga Shtëpia Shëndetësore, 25 të paraburgosur janë testuar dhe tek asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv”, ka deklaruar Rahiq.

Ai potencoi se më 18 mars, me drejtorin e Drejtorisë për sanksione kanë biseduar që disa persona të cilët kanë dënime më të lehta dhe i përmbushin kushtet, të lëshohen në paraburgim shtëpiak.
“Një pjesë e të paraburgosurve mund të lëshohen sepse po qëndrojnë brenda, ndërsa akuzohen për shkelje të lehta. Disave prej tyre u është përfunduar hetimit dhe presim nga Qeveria të na del në ndihmë dhe të relaksojë situatën”, tha Rahiq.
Ai qetëson qytetarët duke thënë se në burgun e Shutkës vazhdimisht po dezinfektohen hapësirat sipas neovjës.
Ai u bënë thirrje policisë dhe Prokurorisë për personat që shkelin orën policore, duke thënë se ai vet personalisht po i sheh qytetarët e papërgjegjshëm duke dalë rrugëve gjatë orës policore.
“Ndoshta duhet të vijnë këtu tek ne të qëndrojnë një apo dy muaj”, ka potencuar Rahiq për shkelësit e orës policore.
Siç njofton Rahiq, të gjithë personat e rinjë që vijnë në paraburgim në Shutkë, së pari vendosen në izolim 14 ditor në disa hapësira të veçanta, ndërsa mjekët çdo ditë i kontrollojnë.
Ndryshe, sipas Eurostat, në Maqedoni ka 146 të burgosur në 100.000 banorë, që do të thotë se gjithsej ka rreth 3000 të burgosur.

linku https://www.slobodenpecat.mk/rahik-slushnale-deka-osloboduvaat-pritvoreniczi-vo-drugi-drzhavi-pa-baraat-i-kaj-nas-da-gi-oslobodime/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments