17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaErdogani ‘tradhëton’ Putinin, i del në mbrojtje Ukrainës – thotë se veprimet...

Erdogani ‘tradhëton’ Putinin, i del në mbrojtje Ukrainës – thotë se veprimet e Rusisë janë të papranueshme

Duke folur sot në mëngjes, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se veprimet e Rusisë janë të papranueshme dhe kërcënim për stabilitetin.

Ai tha: “Unë do të doja të filloja duke thënë se ne e konsiderojmë veprimin ushtarak të papranueshëm dhe e refuzojmë atë.

“Ky hap, të cilin ne e shohim si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, është një goditje e rëndë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Ne jemi në marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe sociale me Rusinë dhe Ukrainën, të cilat i shohim si vende mike, dhe sinqerisht na vjen keq që Rusia dhe Ukraina u përballën në këtë mënyrë”.

“Sapo fola me zotin Zelenskyy dhe përsërita mbështetjen e Turqisë në luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial, ne do të bëjmë pjesën tonë për të garantuar sigurinë për të gjithë që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht për vëllezërit dhe motrat tona tatarë në rajon”.

“Ne e përsërisim thirrjen tonë për të kërkuar një zgjidhje përmes dialogut në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Unë kam folur dje me Putinin dhe ia shpreha këtë edhe atij”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments