13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaErdogan muajin e ardhshëm do të vizitojë Ballkanin

Erdogan muajin e ardhshëm do të vizitojë Ballkanin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Sipas tij, kjo konfirmon përkushtimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Vizita që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, tha ministri turk gjatë një aktiviteti në Ankara, raportojnë mediat turke.

Ende nuk është zbardhur agjenda e vizitës së kreut të shtetit turk në Ballkan dhe nuk dihet se a do të jetë Kosova në mesin e shteteve ku do të qëndrojë./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments