3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeEnde shtrohen 2km e para të autostradës Shkup-Bllacë! Pritet të përfundojë në...

Ende shtrohen 2km e para të autostradës Shkup-Bllacë! Pritet të përfundojë në mes të vitit, por datë konkrete nuk ka!

Punimet e fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë po vazhdojnë. Duhet të përfundojnë deri në mes të vitit 2022, por nuk duhet data e saktë se kur”, raporton Remzije Bilalli, gazetare TV21.

Në fakt, u pat premtuar se puna do të nisë në pranverën e 2019-tës.

 “Rruga Shkup-Bllacë fillon ndërtimi këtë pranverë, unë udhëheq gjashtë muajt e fundit”, tha Bujar Osmani,  (14.01.2019).

Tani jemi në pranverën e 2022-shit, ndërsa po shtrohen vetëm 2 kilometrat e para. Ndërtimi i fazës së parë nisi pas shpronësimit të tokave. Kjo ka qenë një prej arsyeve të vonesave shprehet drejtori i “Rrugëve shtetërore” Ejup Rustemi, duke shtuar se problem ka përbërë edhe pozita e tokës.

“Kur është bërë edhe shpronësimi i të gjitha parcelave në atë pjesë që duhet të punohen, kishim një vonesë 6 mujore dhe ishte marrëveshja që deri në fund të shkurtit fillim të marsit të vitit 2022 të mbarojë kjo pjesë. Deri në shtator duhet të përfundojë kjo pjesë në qoftë se nuk na dalin pjesë tjera të paparashikuara në atë rrugë edhe pse po punohet me intensitet të plotë në 2 km e para”, deklaroi Ejup Rrustemi, drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.
Ndërkaq Ministri Bujar Osmani, që ka koordinuar punën, i pyetur për zvarritjet, tha se ka pasur dy opsione, ndërtimi të lihej për kohë më të mira kur do të kishim para ose të fillohet duke shfrytëzuar mjetet në dispozicion, që kushdo që të vijë të mos mundet ta ndalojë ndërtimin.
“Unë vlerësoj për atë periudhë të shkurtë kohore derisa kam koordinuar projektin vura gurëthemelin e një autostrade që askush nuk mundet të mos e përfundojë”, pohoi Bujar Osmani.Datë konkrete për përfundimin nuk ka.
“Pas marrjes të kalimit të kreditit në Parlamentin e Maqedonisë dhe fillimin e procedurave atëherë do t’i kemi saktësisht afatet kur do të përfundojë autostrada Shkup-Bllacë”, tha Ejup Rrustemi, drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.
Ministri i Transportit, Bllagoja Boçvarski, ka deklaruar se punimet e fazës së parë pritet të përfundojë në mes të vitit 2022, por as ky nuk ka dhënë afat preciz. E sa i përket pjesës së dytë prej 10 kilometrave,  Rustemi tregon se është bërë projekti ideor i cili ka kaluar në Qeveri dhe pritet që deri në qershor të kenë marrëveshje për kreditim, e pas kalimit në Kuvend do të fillohet procedura për zgjedhjen e realizuesit.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments