9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeElmi Aziri: Ulet tatimi për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro...

Elmi Aziri: Ulet tatimi për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit. Tek ne funksionon parimi “kush fiton më shumë paguan më pak”.

Pasi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi bëri të ditur se do të ulet tatimi për kompanitë që fitojnë më shumë se 50 milionë euro në vit, ka reaguar nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Selës, Elmi Aziri, përcjell TV21. Aziri tha se, në shtetet demokratike funksionon parimi “kush fiton më shumë paguan më shumë”, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, është e kundërta. Aziri tha se kjo është në kundërshtim me parimin e drejtësisë dhe barazisë në sistemin tatimor, që siç tha, çdo kush duhet të paguaj në bazë të fuqisë së tij financiare.“Në shtetet demokratike sistemi tatmor funksionon mbi parimin kush fiton më shumë paguan (kontribon) më shumë! Këtu tek ne propozohet e kundërta, kush fiton më shumë paguan më pak! Kjo është në kundërshtim edhe me parimin e drejtësisë dhe barazisë së sistemit tatimor i cili thotë që çdokush duhet të paguaj (tatime) në bazë të fuqisë së tijë financiare! Nuk e kuptoj “regresivitetin tatimor” të këtij propozimi! Apo ndoshta i shlyejnë obligimet ndaj dikujt”, tha Aziri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments