11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaSportEliminimi nga Champions është katastrofë e dyfishtë për Barcelonën, i jep Atletikos...

Eliminimi nga Champions është katastrofë e dyfishtë për Barcelonën, i jep Atletikos biletën për Botërorin e Klubeve. Mësohen 11 nga 12 skuadrat europiane

Eliminimi nga Liga e Kampioneve sot i Barcelonës dhe Atletiko Madrid, padyshim ka hidhëruar dy klubet, por në një farë mënyre i ka dhënë qetësinë atij madrilen. Me eliminimin e katalanasve, klubi i Diego SImeones, siguroi zyrtarisht praninë në Botërorin e Klubeve të vitit të ardhshëm.

Nëse Barça bënte më mirë se madrilenët, do të mund t’i kalonte në renditjen e UEFA-s. Por me humbjen e sotme dhe duke i dhënë lamtumirën turneut, për Atletikon është bërë më pak i dhimbshëm eliminimi që pësoi, pasi në verën e ardhshme do të udhëtojë drejt SHBA-së për këtë turne që garanton dhjetëra miliona euro.

Kështu, janë mësuar 11 nga 12 skuadrat europiane të cilat do të marrin pjesë në aktivitet. Mançester Siti, Çelsi, Real Madrid, Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Borusia Dortmund, Inter, Juventus, Benfika, Porto dhe PSG kanë të sigurt pjesëmarrjen. Vendi i fundit do të jetë për Arsenalin vetëm nëse fiton Ligën e Kampioneve, përndryshe do t’i shkojë Salcburgut në bazë të renditjes që ka në UEFA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments