Ekspertë gjermanë pritet të vijnë këto ditë për të ndihmuar në hetimin rreth fatkeqësisë në Tetovë

63

Mëngjesin e sotëm është konfirmuar mbështetja nga aleati i NATO-s, Gjermania, me të cilën aprovohet në vend të arrijnë persona ekspertë me nivel më të lartë të ekspertizës për hulumtime gjatë fatkeqësive për të ndihmuar në përcaktimin e arsyeve për zjarrin në Qendrën Covid në Spitalin në Tetovë.

Bëhet fjalë për ekip ekspertësh që vjen nga Gjermania, me saktë nga Bundeskriminalamt ose Policia Kriminalistike Federale (https://www.bka.de/EN/Home/home_node.html), fushëveprimi i të cilit është pikërisht në bashkëpunimin nacional dhe ndërkombëtar,hetim, hulumtim dhe zhvillim.  BKA-ja gjatë hetimeve ka mbështetje të lartë të ekspertizës, veçanërisht në pjesën e shkencave të forenzikës, analizat e ADN-në, hetimet elektronike dhe identifikimin.

Ndër detyrat speciale në të cilat punon BKA-ja është një ekip që punon në hetime gjatë katastrofave dhe fatkeqësive me viktima.

Bëhet fjalë për institucion i cili në Gjermani ka traditë 60 vjeçare të veprimit, me rreth 7.000 të punësuar.

Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunojë me MPB-në dhe do të ndihmojë në hetimin që do ta udhëheq PTHP-ja.