6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeEDI RAMA: NUK DO TË KETË MË MBYLLJE TË DYTË PËR SHKAK...

EDI RAMA: NUK DO TË KETË MË MBYLLJE TË DYTË PËR SHKAK TË COVID-19

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë një mbyllje të dytë pasi nuk e sheh zgjidhje, në rast të një vale të dytë të COVID-19 që parashikohet të ndodhë në vjeshtë.

“Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por çdo ditë, ku çdokush duhet të bëjë rolin e tij, ndërkohë që virusi, ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur për 4 muaj, por është këtu për një periudhë që nuk dihet sa do të zgjasë, duhet të mësohemi me këtë dinamikë të re. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të një natyre tjetër, që kanë kosto në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik”, tha Rama.

Gjatë një takimi me mjekët e Spitalit Infektiv, Rama vlerësoi punën e tyre, veçanërisht këtë periudhë.

I pari qeverisë premtoi rritje të konsiderueshme pagash vitin e ardhshëm, njofton Insajderi.

Rama e ka cilësuar sfidë hapjen e shkollave dhe përshtatjen e fëmijëve me sjelljen e re. Por, sipas tij, shoqëria duhet të mësohet me rregullat e reja, pasi virusi do të bashkëjetojë për një kohë të gjatë me ne. /Insajderi.com.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments