18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: Nëse Kosova detyrohet të shkojë në luftë, detyrohet edhe Shqipëria

Edi Rama: Nëse Kosova detyrohet të shkojë në luftë, detyrohet edhe Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se sa më shumë që do të zgjasë lufta e Rusisë në Ukrainë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë caqe të luftës hibride ruse.

Sipas tij, Serbia nuk hidhet në flakë për Perëndimin pasi nuk mundësi ta bëjë këtë, duke qenë e përbërë nga një popull, ku 80 për qind mendojnë se Putini ka të drejtë.

“Besoj se është shumë e qartë, Serbia mund të qëndrojë në distancë të mjaftueshme nga Rusia, që flaka e luftës të mos vijë këtu. Në këtë pikë mund të bëjmë tonën. Kjo është thelbi i tradhtisë time të jemi të qartë. Tradhti për të cilën nuk jam pishman. Me keqardhje për gjithë ata që janë më patriot se unë. Nuk jam pishman, mendoj se kemi vuajtur boll. Nuk them unë, kur them ne. Në radhë të parë Kosova ka vuajtur boll nga lufta, nuk ka nevojë më të shkojë atë drejtim, përveç se nëse e detyrojnë. Nëse e detyrojnë Kosovën, e detyrojnë Shqipërinë sepse patjetër jemi një”, ka thënë Rama.

Sot(20 qershor) u mbajt mbledhja midis dy qeverive, asaj të Kosoëvs dhe Shqipërisë./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments