9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: Fajin për krerët e UÇK në Hagë e kanë vetë...

Edi Rama: Fajin për krerët e UÇK në Hagë e kanë vetë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama thotë një pjesë të fajit që ish-komandantët e UÇK-së ndodhen sot në Hagë e kanë vetë shqiptarët.

“Unë di diçka që ju nuk e dini. Për fat të keq në çka po ndodh me lidershipin UÇK nën akuzë, një rol të konsiderueshëm kanë vetë shqiptarët. Ata që kanë folur, kanë mbajtur fjalime, kanë bërë prononcime nga më të hatashmet, dhe faktikisht janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje në seanca parapërgatitore.

Ka edhe një raport famëkeq të Dick Marty që është bërë shkak për një rezolutë. Qeveria e kohës e Sali Berishës dhe Metës e votuan pro, ndërkohë ne kundër, përfaqësuesi Gjiknuri dhe Idrizi votuan kundër” – tha Rama në emisionin Real Story në News 24.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments