8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeEdhe në LSDM edhe në VMRO-DPMNE janë duke u ndërmarrë masa preventive...

Edhe në LSDM edhe në VMRO-DPMNE janë duke u ndërmarrë masa preventive shëndetësore për mbrojte nga koronavirusi

Pas informacioneve se liderët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickosski kishin intervistë me një gazetar i cili është i sëmurë nga koronavirusi dhe se të dytë janë në vetizolim, nga të dy partitë për M.I.A-n informojnë se personat të cilët kanë qenë në kontakt të përditshëm me ta i kanë ndërmarrë të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Edhe nga LSDM-ja edhe nga VRMO-DPMNE-ja nuk kanë informata se sa prej rrethit të tyre të ngushtë janë në vetizolim ose tashmë janë testuar, por vetëm theksohet se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat preventive.

Nga LSDM-ja theksojnë se ata ende janë në pritje të rezultateve të testit për koronavirus për liderin Zaev.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, konfirmon se personat me të cilët udhëheqësi i partisë Mickoski ishte në komunikim të përditshëm tashmë janë testuar dhe se testet e tyre janë negative.

“Po merren të gjitha masat parandaluese dhe të gjithë ata që kanë qenë në komunikim të përditshëm janë testuar dhe rezultatet e tyre janë negative. Respektohen të gjitha masat parandaluese shëndetësore”, theksojnë nga VMRO-DPMNE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments