15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeDyshi që i solli 40 për qindëshin e merituar kulturës shqiptare në...

Dyshi që i solli 40 për qindëshin e merituar kulturës shqiptare në Maqedoni

Renovimi i Pallatit të Kulturës “Shota”, – i cili paraqet edhe një realizim konkret të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të pushtetit qendror dhe atij lokal. Projekti u realizua me mjete nga Ministria e Kulturës në Programin e dotacioneve kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në sferën e kulturës si dhe me mjetet e Komunës së Vrapçishtit.  Me hapjen e Pallatit të Kulturës të rikonstruktuar në f. Negotinë kjo komunë përfiton hapësirë të re për zhvillimin e një numri të madh të përmbajtjeve të ndryshme nga sfera e kulturës, bibliotekës, projeksioneve të kinemasë, shfaqe teatrale, ngjarje muzikore, ekspozita dhe pritjen e shumë mysafirëve dhe artistëve.  
◦ Gjate qeverisjes se AlternAtivA- s është arritur pas shumë viteve të institucionalizohet Qendra Teatrale për Fëmijë e cila u shndërrua në Institucion Nacional Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj. Themelimi i Institucionit të ri nacional është në pajtim me qëllimet e përgjithshme të Strategjisë Nacionale për Zhvillim në kulturë në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2018-2022 për kultivimin e pasurisë dhe ndryshueshmërive të identitetit kulturor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe zgjerimin e rajonit të formave të krijimtarisë dhe të lirisë artistike.
◦ Me kontributin e Ministrisë së Kulturës u themelua Institucioni i ri Nacional “Teatri i Gostivarit” në Gostivar, i cili kohë më parë me shfaqjen e premierës  “Nathani i urtë” zyrtarisht e filloi punën e vet. Teatri e ndan hapësirën e skenës me Qendrën e Kulturës “ASNOM” në Gostivar, nga shkaqet që aty ka kushte për punë administrative të dy institucioneve, ndërsa ndërkohë teatri u ekipua edhe me kuadër profesional. Përndryshe me themelimin e Teatrit të Gostivarit u përmbush nevoja shumë dekadëshe për realizimin profesional të artit teatror dhe prezantimi i krijimtarisë së pasur teatrore në këtë qytet. Njëkohësisht, është mundësuar edhe zhvillimi i barabartë kulturor në këtë rajon, ndërsa u realizua edhe mundësia për punësimin e kuadrit të edukuar profesionalisht nga sfera e artit të dramës si dhe pasurimi i ofertës kulturore në Gostivar.  
◦ Me iniciativën e Ministrisë së Kulturës Qeveria e RMV-ut e themeloi edhe Institucionin Nacional “Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, si institucion jo profitabil nga sfera e kulturës. Formimi i ansamblit është rezultat i përpjekjeve tona, që të ruhet dhe prezantohet me dinjitet para opinionit pasura e madhe folklorike e cila e reflekton identitetin dhe historinë e popullit shqiptar dhe është vetëm një konfirmim për përkujdesjen e traditës folklorike të valleve, vokalit, tradita vokalo-instrumental folklorike të etnitetit shqiptar në vendin tone.  Sot ansambli numëron 37 të punësuar, të cilët janë reprezentues të vërtetë të traditës folklorike, këngës, valleve dhe gjithë asaj që është karakteristikë e popullit shqiptar në këto hapësira. Ansambli me koncertet e veta tashmë është reprezentues i dinjitetshëm i folklorit shqiptar, traditës dhe kulturës jo vetëm në vend por edhe në botë.
◦ Gjithashtu gjate mandatit tone ishim deshmitare ne shfaqen e operës së parë shqiptare “Skenderbeu”, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional. Në operën e shkruar nga kompozitori Fatos Lumani, në regji të Çëndrim Rijanit, aktruan solistë shqiptarë nga vendi, Shqipëria dhe Kosova.
◦ Nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive në kulturë para së gjithash paraqitet si sukses i madh në Ministrinë e Kulturës dhe në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në raport të partneritetit dhe me sindikatat representative SPKM dhe SPASHK, arritën ta zgjidhin njërën nga çështjet më rëndësishme për të punësuarit në kulturë. Marrëveshja do të kontribuojë në avancimin e të drejtave të punëtorëve në kulturë, do të mundësojë barazi në grupimin e vendeve të punës, valorizim të drejtë të punës për të gjithë të punësuarit, realizimin e të drejtave të dotacionit të rrogës, pengimin e keqpërdorimit të të punësuarve në kulturë.
◦ Gjithashtu u krye nivelizimi i rrogave në kulturë sipas veprimtarisë, si dhe rritja e rrogave të punëtorëve profesional në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Me nivelizimin e 2899 të punësuarve në institucionet nacionale dhe lokale nga sfera e kulturës, morën rritje të rrogës duke filluar me rrogën e muajit prill 2019. E gjithë kjo pati ndikim të rëndësishëm në ngritjen e standardit në kulturë, që është njëri nga shtyllat e shoqërisë sonë.
◦ U arrit realizimi i projektit për rikonstruktim themelor të Teatrit Shqiptar me të cilin kuadri artistik shqiptar do të përfitojë hapësirë të re për realizimin e shfaqjeve teatrore, sipas standardeve moderne botërore është para përfundimit.Ky objekti i ri modern që ka dy salla të teatrit dhe në të cilin është e vendosur teknologji moderne me pajisje audio-vizuale, do t’i përmbush nevojat e standardeve më të larta për punë në kuadrin artistik, por edhe për vizitorët të cilët i përcjellin veprat artistike që do të krijohen në të ardhmen.Përndryshe nga ana e organit kompetent – Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është formuar edhe komision profesional për kontroll teknik të objektit, që pritet së shpejti të jep leje për përdorim. Ajo që tashmë është e konfirmuar se objekti do të hapet me shfaqen “Bregu i pikëllimit” nga Teki Dervishi në regji të Altin Bashës.
◦ Realizimi i projektit për ndërtimin e objektit të “Qendrës Kulturore dhe Arsimore në Tetovë” ku faza e parë e ndërtimit është kah fundi përkatësisht, punët ndërtimore, të zanatit dhe një pjesë e fazave.  Është përpiluar projekti për enterier dhe pozicione të cilat janë të ndërlidhura me të njëjtën, ndërsa së shpejti do të publikohet edhe furnizimi publik për zgjedhjen e realizuesit. Me ndërtimin e qendrës, Tetova do të ketë një ndërtim modern i cili do të plotësojë të gjitha nevojat sipas trendëve botërore. Kjo edhe një here e tregon kontributin e drejtë të Ministrisë së Kulturës që të ndërtohen objekte të reja, në veçanti objekte në vendbanime në qytetet ku ka nevojë.  Teatri i ri dhe biblioteka do të jenë impuls i ri për zhvillimin e kulturës, në Tetovë.
◦ Shqiptarët e morën hisen e tyre në Ministrinë e Kulturës. Mbi 40% e programit vjetor të kulturës do u takojë shqiptarëve.
◦ Në qeverisjen e AlternAtivA-s në kulturë u hapën shumë institucione të reja kulturore, shtëpi kulture, festivale dhe projekte të reja kulturore. Kohë më parë u hodh gurthemeli për ndërtimin e Pallatit të Kulturës në fshatin Kamnjan. Iniciativa është me vlerë prej 33,2 milionë denarë, prej të cilave 25 milionë janë nga Ministria e Kulturës, kurse tjerat janë nga Komuna e Bogovinës. Objekti është përkrahur nga Programi i Qeverisë së RMV për shfrytëzimin e mjeteve për dotacione të kapitalit për njësitë e vetëqeverisjes lokale në sferën e kulturës për vitin 2019. Gjithashtu u shënua edhe fillimi për ndërtimin e Pallatit të Kulturës në fshtatin Mateç, Likovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments