11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeDy shoferët në Kosovë me më së shumti gjoba: Njërit i është...

Dy shoferët në Kosovë me më së shumti gjoba: Njërit i është ndaluar vozitja deri në vitin 2035, e tjetrit deri në 2039

Policia e Kosovës brenda ditës shqipton rreth 2 mijë gjoba kundërvajtëse në trafik.

Por janë dy shoferë që kanë thyer çdo rekord të gjobave. Ata kanë mbi 200 tiketa kundërvajtëse në trafik dhe të njëjtëve u është ndaluar ngasja e automjeteve deri në vitin 2039, respektivisht 2035.

ndeksonline ka siguruar tiketat e tyre dhe ndalimin që u është bërë për të vozitur, njëri për 16 vjet e tjetri për 12 vjet. Arsyeja pse u është ndaluar për kaq shumë kohë vozitja është se të njëjtit janë hasur duke vozitur disa herë në kohë kur atyre u ishte vendosur masa mbrojtëse- ndalim i vozitjes.

Të dhënat tregojnë se rreth 10 mijë shoferëve u është marrë patenta gjatë vitit të kaluar (2022) në Kosovë.

Disave u është ndaluar ngasja për tre muaj, disave për 6 e 9 muaj ndërsa janë vetëm 2 raste janë kur shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit deri në 2 vjet. Por nëse të njëjtit janë hasur duke vozitur sërish në kohën kur e kanë pasur të ndaluar, atëherë gjoba u është vazhduar edhe për aq kohë sa ka qenë ndalimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments