8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaDW / KE: Kufijtë e BE të mbyllura deri më 15 qershor

DW / KE: Kufijtë e BE të mbyllura deri më 15 qershor

Komisioni Evropian po kërkon zgjatjen e ndalimit të hyrjes në BE për shkak të pandemisë së koronavirusit edhe për një muaj tjetër. Shpjegimi – situata është ende e paqëndrueshme.

Komisioni Evropian sot i propozoi shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që kufizimet e udhëtimit që nuk janë të nevojshme urgjentisht deri më 15 qershor të mbahen në fuqi. Nga këndvështrimi i KE, kontrollet në kufijtë e brendshëm të BE-së duhet të hiqen së pari, përpara se të lehtësohen kufizimet për udhëtimin në BE. Nuk përjashtohet mundësia që të pasojë një vazhdim tjetër.

Kufizimet e udhëtimit në BE u futën në mes të marsit, pasuar nga zgjatja e tyre deri më 15 maj. Ato nuk vlejnë për shtetasit e BE-së dhe të huajt që jetojnë përgjithmonë në ndonjë prej vendeve të BE-së. Ndalimi i hyrjes në BE përjashton gjithashtu stafin mjekësor, ekspertë të nevojshëm për të luftuar pandeminë e koronavirusit, si dhe punëtorët e transportit dhe punëtorët sezonalë.

default

Ndërsa disa anëtarë të BE-së janë duke ndërmarrë “hapat e parë për të lehtësuar kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë, situata në Evropë dhe në botë mbetet e paqëndrueshme”, shpjegoi KE. “Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të mbahen në fuqi masat në kufijtë e jashtëm, në mënyrë që të minimizohet rreziku i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes përmes udhëtimeve në BE”.

Qëllimi ynë më i lartë është të rivendosim një zonë plotësisht funksionale të Shengenit, në të cilën liria e plotë e lëvizjes do të zbatohet sa më shpejt që të lejojë situata shëndetësore,” tha Komisioneri i BE-së për të Brendshme Gilva Johansson. “Kufizimet për lëvizjen e lirë dhe kontrolli i kufijve të brendshëm duhet të ngrihen gradualisht dhe në mënyrë të koordinuar. Vetëm atëherë ne mund të heqim kufizimet në kufijtë e jashtëm “.

Fillimisht, KE shpresonte se mbyllja e kufijve të jashtëm të BE-së do t’i ndalonte vendet anëtare të garonin për të futur kontrollet kufitare në zonën Shengen, ku udhëtimi normalisht zhvillohet plotësisht lirshëm. Por synimet e KE kanë dështuar, me shumicën e vendeve të BE-së që mbyllin kufijtë kombëtarë për shkak të pandemisë.

Kufizimet e pranimit në BE në kufijtë e jashtëm deri më tani janë zbatuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç Irlandës, si dhe vendet e Shoqatës Shengen, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Komisioni Evropian ka të drejtë vetëm të propozojë vazhdimin e mbylljes së kufijve, ndërsa aplikimi është në kompetencën e qeverive kombëtare.

Komisioni nuk përjashton shtesat e mëtejshme të kufizimeve të hyrjes në BE, të cilat do të varen nga zhvillimi i situatës epidemiologjike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments