12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / NATO-s dhe PERËNDIMIT NUK I DEL ARITMETIKA NË UKRAINË...

Dritan Goxhaj / NATO-s dhe PERËNDIMIT NUK I DEL ARITMETIKA NË UKRAINË (Pjesa e dytë)

Barazia e forcave dhe mjeteve

Miratimi nga ana e Kongresit Amerikan të paketës të shumë pritur të ndihmës ushtarake për Ukrainën prej 61 bilion dollarëve, po thuhet se do të sjelli një frymëmarrje për luftën në Ukrainë dhe do ndihmojë të ndalojë përparimin e forcave ruse.

Përparim ky që ka nisur që me dështimin dhe deklarimin të mbaruar të kundër-ofensivës ukrainase në nëndor të vitit që shkoi.

Pamvarësisht se përparimi rus ka ecur diku me shpejtësinë e kërmillit e diku me atë të breshkës, sërish ajo ka shënuar zhvendosje në pothuajse 90% të gjith vijës së frontit, ose siç njihet ndryshe edhe linja e kontaktik.

Por a mundet që realisht kjo ndihmë dhe çfardo lloj ndihme tjetër që mund t’i jepet Ukrainës nga perëndimi të mund të ndalojë në rradhë të parë avancimin e ngadaltë të rusëve, dhe më pas edhe të krijoi kushtet e favorshme për një kundër-ofensivë të re, në mos në gjithë linjën e kontaktik, ndoshta në disa sektorë të caktuar të tijë?!

Që të arrihet ndalimi i avancimit të armikut në një luftë duhet që në gjithë linjën e kontaktit ose në një sektor të caktuar të arrihet ajo që doktrina ushtarake e njeh si barazia e forcave dhe mjeteve.

Sipas Fjalorit Enciklopedik Ushtarak Shqiptar, Barazia e forcave dhe mjeteve do të thotë: “Baraspeshë që krijohet ndërmjet dy palëve ndërluftuese në një çast të caktuar të zhvillimit të luftës, dhe shprehet në raportet pak a shumë të barabarta që krijohen në sasinë e forcave, në nën reparte e reparte, armë të artilerisë dhe tanke e mjete të mblinduara dhe të tjera luftarake të transportit”.

Le ti marrim me rradhë ato që përbëjnë barazinë, e të analizjmë sa janë mundësitë e Ukrainës për ta arritur këtë barazi.

1. Repartet dhe nën repartet

Kjo do të thotë sasia e ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve, ose siç njihet në terminologjinë ushtarake “numri i bajonetave”, duke llogaritur një bajonetë për një person. Aktualisht Ukraina i ka në vijën e frontit rreth 250 mij forca, dhe për të arritur të ndalojë përparimin e rusëve, Shtabi i Përgjithëshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka dekalruar se asaj i nevojiten më e pakta 400-500 mij forca të reja. Kjo do të thotë që për momentin nuk i ka këto forca.

Ndaj edhe Ukraina u detyrua që në mënyrë të përshpejtuar të kalonte një ligj i cili hyn në fuqi në maj të këtij viti për nevoja të rekrutimit, ku e ulte limitin e moshës nga 30 vjeç në 25 vjeç. Ndërkohë që Shtabi i Përgjithëshëm kishte propozuar një draft ku limiti i moshës për rekrutim të fillonte nga 20 vjeç.

E zëmë se ky numër prej 400-500 mij forcash do arrihen të rekrutoren brënda të paktën 3 muajve, pastaj duhet të fillojë trajnimi i tyre.

Këtu fillon gjith problemi.

Ukraina nuk ka kapacitete që të bëjë trajnimin e tyre në Ukrainë, kjo për shkak se çdo lloj grumbullimi në sasinë e një batalioni, prej 500-600 vetave do të diktohej menjëhrë nga avionët dhe dronet zbulues rusë, dhe ky grumbullim do të shndërrohej menjëherë në objektiv të aviacionit dhe artilerisë ruse.

Prandaj Ukraina është e detyruar që këtë trajnim ta bëjë në vendet e NATO-s ashtu si e bëri trajnim vjet të forcave që u përdorën në kundërofensivën e dështuar.

Dhe një nga arsyet e dështimit të asaj ofensive ishte pikërish trajnimi, pasi duke qënë se Ukrainës i duheshin forcat sa më shpejt, ashtu si i duhen edhe kësaj rradhe, ai trajnim u bë shumë i limituar, dhe trupat nuk u trajnuam asnjëherë në nivel batalioni dhe brigade, por vetëm deri në nivel kompania.

Dhe si të tilla ato nuk patën asnjë lloj kohezioni në fushën e betejës me njëra tjetrën. Kësaj ju shtua edhe mënyra e trajnimit, pasi edhe në këto momente të këtij shkrimi, NATO nuk ka një doktrinë dhe proces të unifikuar të trajnimit të forcave ushtarake, por çdo shtet ka të vetin.

Rezultati: Ukraina nuk ka kapacitete njerëzore, që nënkupton forca për të paktën edhe nja 9 muaj të tjerë për të arritur barazinë e forcave në vijën e frontit.

2. Armë të artilerisë.

Pak para fillimit të kundër-ofensivës së vjetshme, gjith perëndimi arriti të grumbullonte rreth 228 gryka artilerie. Duke ditur që një bateri artileria ka 8 gryka zjarri, atëherë i bje që vjet Ukraina arriti të merrte vetëm 28.5 bateri artilerie të rëndë, që i përket kalibrit 155mm.

Duke pasur parasysh që një bateri artilerie mbulon një front prej 15-30 km, dhe duke llogaritur që fronti aktual i luftimit është 1200km, i bje që Ukrainës i duhen 40 bateri artilerie të kalibrit të rëndë, dhe rreth 120 bateri artilerie të kalibrit të mesëm prej 120mm, pasi kalibri i mesëm mbulon një front prej 10 km.

Në total që të mund të arrijë barazinë e armëve të artilerisë për të ndalur përparimin rus, i duhen 160 bateri të cilat përkthehen në 1280 gryka zjarri.

Gjith perëndimi i marrë sëbashku, në të cilin hyn edhe NATO, nuk i ka kaq gryka zjarri për t’ja dhënë Ukrainës.

Maksimumi që ata mund ti japin Ukrainës sipas shtabit të ushtrisë franceze është 160 gryka zjarri në total.

Por këto gryka zjarri artilerie që të funksionojnë duan edhe predha artilerie. Dhe sipas vetë Zhelenskit, në një intervistë dhënë para tre javësh gazetës Guardian deklaron “ Raporti i goditjeve të artilerisë tashmë ka arritur në nivelin 1 me 10 për rusët”.

Kjo do të thotë që Ukraina nuk ka predha artilerie për të bërë barazimin edhe të fuqisë së zjarrit. Ukrainës i duhen reth 3 milion predha artilerie në vit, ndërkohë që ajo, sipas Pentagonit do të arrijë të marri vetëm 850 mij të tilla këtë vit.

Rezultati: Ukraina nuk ka kapacitete të armëve të artilerisë dhe të municioneve për këto armë për të arritur barazinë e tyre në vijën e frontit.

3. Barazia e tankeve dhe mjeteve të blinduara dhe luftarake të transporit.

Vjet gjithë perëndimi para fillimit të kundër-ofensivës, arriti t’i jepte Ukrainës rreth 420 tanke dhe rreth 700 autoblinda plus rreth 800 mjete të tjera transporti ushtarak të pa blinduara.

Para disa ditësh zv/Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Vladimir Karpenko në një intervistë dhënë revistës National Defence, deklaron “ Ne kemi humbur 50% të mjeteve, rreth 1300 mjete luftarake të blinduara dhe të pablinduara të marra sëbashku, dhe rreth 400 tanke”.

Dhe vjet Ukraina edhe më këtë sasi të madhe të forcave nuk arriti dot sukses në kundër-ofesivë, pasi ajo nuk kishte sasinë e forcave dhe mjeteve që duhen në një kundër-ofensivë, që sipas çdo doktrine ushtarake duhen të paktën të jenë minimalisht 2 herë më shumë se armiku.

Tashmë për të arritur barazinë e këtyre mjeteve, bazuar mbi shifrat e deklaruara nga vet Ukraina, i bje që më e pakta atyre do ju duhen 400 tanke për të plotësuar humbjet dhe nja 400 të tjera, 800 tanke për të arritur barazinë e këtyre mjeteve , dhe diku te 2000 mjete të tjera luftarake të blinduara dhe jo, të marra sëbashku.

Gjithë perëndimi mund t’i japi Ukrainës 800 tanke, por në këtë rast do rrinte vet pa asnjë të tillë, pasi këtu bëhet fjalë për mjete në gjendje gadishmërie luftarake dhe jo ato që janë nëpër magazina dhe do të duhen të paktën nja 4-5 muaj të bëhen në gadishmëri luftarake.

Unë nuk besoj se perëndimi do të cënonte në mënyrë kaq flagrante gadishmërinë e tija luftarake, ndaj mendoj se nuk do të arrij t’i japi Ukrainës më shumë se 100-150 tanke, dhe po kështu e njëjta edhe për mjetet e tjera luftarake të transportit.

Rezultati: Ukraina nuk ka kapacitete të tankeve dhe mjeteve të blinduara dhe luftarake të transporit për të arritur barazinë e tyre në vijën e frontit.

Ndërsa përsa i përket forcave ruse mjafton t’i referohemi deklaratave të Pentagonit të cilat thonë : “Rusët kanë rritur kapacitetet e tyre të industrisë ushtarake me 4,5 herë që nga fillimi i luftës. Ata arrijnë të prodhojnë aktualisht 3.2 milion predha artilerie në vit, prodhim ky që vitin që vjen do të shkojë në 4.1 milion. Arrjnë të nxjerrin rreth 1000 tanke, ku rreth 250 -300 të prodhuara të reja, ndërsa pjesa tjetër tanke të riparuara, me target për 1200 në vit në vitin 2025. Kanë rritur kapacitetet e prodhimit të grykave të zjarrit të artilerisë me 1.8 herë dhe sasinë e riparimit të tyre për t’i rikthyer sërish në front me 3.5 herë”.

Aktualisht forcat e tyre i kanë ndarë në 5 grupe luftimi deri në janar të 2024 të ndara sipas: Grupi Zapad, Grupi Jug, Grupi Qendër, Grupi Vostok, Grupi Dnjepër, ku në total përfshihen 560 mij forca, ku 250-350 prej tyre janë në vijën e parë të frontit ndërsa pjesa tjetër përdoret për rotacion të vazhdueshëm.

Ndërsa prej janarit të këtij viti në deklaratat e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse shpesh herë shfaqet edhe një grup tjetër luftimi të cilit kjo ministri i referohet si “Grupi Veri”.

Kjo forcë realisht është një forcë e grumbulluar nga rusët vjet në dimër, dhe e deklaruar prej tyre si forcë rezervë. Por fakti që kemi një grup të ri, kjo do të thotë se kjo forcë e cila sipas shërbimeve angleze konsistonte në 250-300 mij forca ka hyrë në teatrin e luftimit tashti.

Dhe me hyrjen e kësaj force ajo ka mundur të lirojë nga luftimi rreth 60-70 mij forca ruse që janë veteranë të kësaj lufte.

Dhe këtyre forcave, po sipas britanikëve, rusët i kanë bashkangjitur rreth 120-150 mijë vullnetarë të rinjë, dhe janë duke i trajnuar në Siberi në nivel brigade dhe divizioni.

Pra një arithmetikë e thjeshtë rezulton që rusët tashti në teatrin e luftimit, pra që nga kufiri rus e deri në vijën e kontaktit kanë diku te rreth 800 mij forca.

Ukrainës për të arritur të ndalojë përparimin rus do i duhet që të bëjë barazinë e forcave dhe mjeteve.

Por që nga arithmetika e sipërme me gjithë ndihmën e perëndimit, as Ukrainës e as perëndimit nuk i del arithmetika për të arritur këtë rezultat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments