7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Kosova në NATO?!!

Dritan Goxhaj / Kosova në NATO?!!

Sot Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë një vizite zyrtare në Bullgari deklaroi
“Udhëheqja e guximshme dhe veprimet vendimtare të aleatëve tanë në familjen
euroatlantike për ta përshpejtuar pranimin e bazuar në merita të vendeve demokratike
të rajonit në BE dhe NATO, sepse çdo hezitim do të krijonte një boshllëk që aktorët
keqdashës ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin e përtej”.
Që përkthyer në një gjuhë normale do të thotë se ngurrimi për ta pranuar Kosovën në
aleancën ushtarake të NATO-s lë të hapur mundësinë për destabilizimin jo vetëm të
Kosovës, por të gjithë rajonit.
Është shumë interesant se si lidershipi i Kosovës nën shembullin e Ukrainës po
mundohet me të gjitha format dhe mënyrat që t’i bëjë presion anëtarëve të NATO-s që
Kosova të pranohet patjetër në këtë organizatë, pa marrë parasysh asgjë.
Normalisht kur një lidership e bën me këmbëngulje një presion të tillë dhe sidomos kur
deklaron se “çdo hezitim do të krijonte një boshllëk që aktorët keqdashës ta
destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin e përtej”, do të thotë se ose këta
kanë informacione që vetë NATO nuk i ka, ose janë thjesht duke luajtur me bllofin dhe
po përdorin kësi lloj deklaratash thjesht për konsum politik, më shumë të brendëshëm
sesa të jashtëm.
Përveç shumë arsyeve se pse Kosova nuk mundet të pranohet në NATO, sidomos në
gjendjen në të cilën ajo ndodhet, pra një shtet i pa njohtur ende nga një pjes e vendeve
të NATO-s, më kryesorja që ajo nuk do të pranohet në NATO as sot e as atëherë kur
edhe këto shtete të NATO-s ta njohin atë si shtet, dhe që besoj se deri më sot as
Osmani dhe as një institucion politik dhe ushtarak në Kosovë nuk e ka marrë asnjëherë
në konsideratë si problem, është vetë organizimi i NATO-s.
Një pikëpamje që është neglizhuar dhe vazhdon të neglizhohet sa herë që shtrohet
pyetja se pse nuk pranohet Kosova në NATO.
Ndaj le të shohim organizimin e NATO-s dhe funksionim e saj për të kurpuar psenë e
mos pranimit.
Ashtu si të gjithë jemi të vetëdijshmë që një organizate të funksionojë i duhet një
strukturë e përherëshme ose e përkohëshme që drejton punët e kësaj organizate. Dhe
kështu edhe NATO që pas themelimit të saj në 1950 ajo krijoi një strukturë civile dhe
ushtarake të përherëshme dhe shumë të madhe, e shumë komplekse për të bërë të
mundur funksionimin e kësaj organizate.
Duke qënë se NATO është një organizatë ndërkombëtare dhe si çdo organizatë e tillë
edhe NATO ka brënda saj delegacione të përherëshme kombëtare të vendeve anëtare
të saj. Kjo do të thotë se çdo vend anëtar ka një përfaqësues të vetin në këtë organizatë
me gradën e ambasadorit dhe si i tillë ka edhe status dipllomatik dhe normalisht që i
duhet të mbështetet edhe nga një staf i tërë diplomatësh dhe nëpunësish civil dhe
ushtarakë.
Cdo delegacion në këtë organizatë në parim ka qasje në çdo informacion të NATO-s
deri te ato që konsiderohen sekrete.
Pra që të kuptohemi më mirë; gjëja e parë që do të ndodhte në rast se Kosova do të
pranohej nesër në NATO, në zyrat e saj do të mbërrinte një ambsador i Kosovës,

ishoqëruar nga një staf i tijë dhe do të merrte pjesë direkt me të drejta të plota në
vendimmarrjen e NATO-s.
Po kështu edhe Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Mbrojtjes së
Kosovës do të merrnin pjesë në të gjitha nivelet e diskutimit politik, ndërsa ushtarakët e
saj në të gjitha nivelet e diskutimeve ushtarake.
Dhe kjo është shumë e rëndësishme, prandaj duhet parë pak më gjerë.
Duhet të kemi prasysh se NATO është një organizatë ku çdo vendim kërkon konsensus,
dhe këtu për të arritur atë që duan të gjitha palët normalisht që përdorin çdo lloj
kërcënimi të mundshëm politik dhe diplomatik për të nxjerrë lëshime të mundshme. Dhe
në këtë rast çdo qeveri e Kosovës që do kishte sadopak mend do bllokonte çfardolloj
marëveshje dhe konsensusi nëse shqetësimet e saj mbi Sërbinë nuk do të dëgjoheshin
nga të tjerët.
Kjo do të përkthehej në takime të gjata ditë e natë për hartim dokumentash e
deklaratash ku Kosova do të kërkonte një gjuhë më vendimtare ose edhe më agresive
ndaj Sërbisë.
Një qeveri si kjo Kurtit normalisht që do këmbëngulte që të kishte ajo fjalën e fundit në
çdo deklaratë ose tekst të përpiluar nga NATO në raport me Sërbinë. Dhe kjo do të
ndodhte në të gjitha komitetet e NATO-s dhe kjo ka një mori komitetesh të tilla zyrtare,
ku Kosova do të ishte anëtare e tyre në rast të pranimit në të. Dhe komiteti më i
rëndësishëm është Komiteti Ushtarak i cili organizon takime dy herë në vit në nivel të
Shefave të Shtabit të Përgjithëshëm.
Pastaj është Komiteti i Politikës dhe Planifikimit të Mbrojtjes i cili aktualisht kryesohet
nga një britanik dhe i cili nxjerr gjithnji draftet e çdo samiti të NATO-s. Dhe këtu në këto
dy komitete çdo delegacion I Kosovës do të gjente hapësirë të mjaftueshme për të
krijuar probleme në raport me Sërbinë. Pra me gjithë kundërshtimet dhe këkesat e saja
për NATO-n karshi Sërbisë brenda kësaj organizate, Kosova do të gjendej shumë
shpejt në krye të një grupi të linjës së ashpër ndaj Sërbisë brenda NATO-s, duke nxitur
kështu për një politikë gjithnjë e më të ashpër ndaj Sërbisë.
E di që do mendoni se e gjitha kjo është e ekzagjeruar dhe se Kosova nuk do guxonte
asnjëherë ta bënte këtë. Por po ju jap vetëm dy shembuj.
I pari ka të bëjë me kritikat që Kurti ju lëshoi vëndeve të BE dhe vetë Amerikës para
disa kohësh, imagjinoni sikur Kosova të ishte në NATO se çfar presioni do të arrinte të
bënte brënda organizatës duke mos dhënë konsensus për shumë çka, derisa të arrinte
atë që donte.
Shëmbulli i dytë ka të bëjë me Turqinë dhe Greqinë. Kur Greqia kishte problemin e
emrit me Maqedoninë, turqit thjesht për të kundërshutar grekët nuk pranonin qe të
firmosnin asnjë dokument të NATOS lidhur me Maqedoninë nëse në të nuk shkruhej se
“Turqia e njeh Maqedoninë më emrin e saj kushtetues”.
Dhe këto janë vetëm dy shëmbuj të vegjël.
Gjithashtu NATO ka edhe edhe një Komandë Aleate Operacionale me vëndkomandë
qëndrore në Mons të Belgjikës. E cila udhëhiqet nga një gjeneral amerikan , por që
është e mbushur me staf ndërkombëtar nga çdo shtet i NATO-s dhe ku edhe Kosova do
të çonte personelin e saj në rast të pranimit. Dhe kjo komandë ka nën vete tre Komanda
të Nivelit Operacional dhe disa Komanda të tjera Taktike.
Dhe normalisht duke qënë se Kosova do të ishte në këtë rast kufiri i fundit i saj me
Sërbinë, Kosova me të drejtë do të kërkonte që në një moment të caktuar ajo të

drejtontë këtë Komandë Taktike të vendosur aty, ose diku tjetër në rajonin e Ballkanit,
ose do të kërkonte përqëdnrim më të madh të forcave duke krijuar kështu një Komandë
të re Operacionale në duart e saj. Dhe do të ishte e gatshme që jo vetëm ta pranonte në
territorin e saj një komandë të tillë, por edhe ta mbushte atë me staf të sajin ushtarak.
Dhe kështu Kosova do të fitonte një influencë të madhe në NATO.
Por duke qënë se NATO është edhe një organizatë politike ajo ka gjithashtu edhe një
strukturë civile të mbushr me personal civil nga çdo shtet anëtar.
Dhe në këtë strukturë do të ishte e llogjikshme që Kosova të kishte pozicionet kryesore
brënda kësaj strukture në të gjitha drejtimet që lidhen me Sërbinë, jo vetëm se ka
njohuri të gjuhës por ka edhe një numër shumë të madh të ish oficerëve të saj që kanë
mbaruar akademitë ushtarake dhe shërbyer në ushtrinë jugosllave dhe serbe.
Aktualisht shumë shtete në NATO, si Shqipëria, operojnë në modulin “autopilot” dhe
nuk kanë asnjë objektiv në NATO, por thjesht nuk kemi asnjë arsye pse ta lëmë, pasi
benefitet politike duke qënë anëtarë janë më të mëdha.
Por Kosova në NATO nuk do të ishte si Shqipëria, ajo shumë shpejt do të arrinte një
nivel influence, kjo për shkak të Sërbisë dhe marëdhënies me të, dhe kështu do të
përfundte që bishti të drejtonte kokën.
Për këtë arsye besoj fort se asnjë vend anëtar i NATO-s nuk e do dhe nuk e përkrah
anëtarësimin e Kosovës në të. Pasi NATO siç shihet ndjek më shumë politikën e
dipllomacisë sesa atë të forcës dhe jo të konfrontimit direkt.
Ndaj ata që merren me këshilla ushtarake në qeverinë e Kosovës do bënin mirë t’i
thonin edhe Presidentes edhe Kryeministrit që nuk është e udhës të kërkojnë diçka që
nuk do e arrijnë kurr, por më mirë të fokusohen te kërkesa të cilat janë vërtet të
arritshme.
Dhe nëse me të vërtetë duan të jenë pjesë e NATO-s, duhet ta kuptojnë se e vetmja
mënyrë për të arritur atë objektiv është dhe do të jetë gjithnji, vetëm bashkimi me
Shqipërinë.
Tiranë, 22 dhjetor 2023

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments