4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeDr Beqarovski - Shanset për t'u bërë impotent pasi të kaloni Covid-19...

Dr Beqarovski – Shanset për t’u bërë impotent pasi të kaloni Covid-19 janë :” Gjashtë herë më të mëdha”

Dr. Niko Beqarovski ka një mesazh për burrat ballkanas, veçanërisht ata që ende nuk janë vaksinuar, duke thënë se shanset për impotencë nga infektimi me koronavirus janë më të mëdha se sa nga një vaksinë.

Duke ndarë një studim nga Universiteti i Majamit, ai thekson se ekspozimi ndaj Covid-19 ka një ndikim të madh në impotencën dhe shëndetin seksual të mashkullit.

Dr. Niko Bekarovski u tha ballkanasve se nëse vazhdojnë me kokëfortësinë e tyre, “Pfizer” do t’ua marrë paratë në një mënyrë apo tjetër.

Të dashur ballkanas,

Nëse vazhdoni me kokëfortësinë e njohur gjerësisht dhe nuk vaksinoheni, “Pfizer” do t’ju marrë sërish paratë, këtë herë me “Viagra”.

Shanset për t’u bërë impotent pasi të keni kaluar Covid-19 janë Gjashtë herë më të larta!

P.S. “Virusi sulmon edhe muskulin e zemrës dhe shanset për të përfunduar në një shtrat spitalor pas konsumimit të Viagrës janë shumë më të mëdha se sa në atë të dëshiruar”, ka shkruar Bekarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments