3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeDPMNE: Anëtar i ISIS ka marrë pasaportë maqedonase, LSDM: Mickoski të përgjigjet...

DPMNE: Anëtar i ISIS ka marrë pasaportë maqedonase, LSDM: Mickoski të përgjigjet a ka bashkëpunuar me narko-bosa

Opozitarja VMRO-DPMNE zbuloi edhe një person nga afera “Dvojnik” i cili ka fituar pasaportë me identitet të rrejshëm.

“Pasaportë të Maqedonisë të lëshuar nga MPB, në vitin 2018 ka marrë edhe shtetasi i Kosovës, Fitim Dema, anëtarë i grupit radikal terrorist ISIS”, tha Antonio Milloshoski.

Sipas informacioneve të aksesueshme në internet, Dema kërkohet me fletë-arrest nga Gjykata e Prishtinës për mbajtje të dënimit me burg pas kthimit nga Siria.

“Dhënia e pasaportës së Maqedonisë pjesëtarëve të ISIS-it si organizatë terroriste nuk cenon vetëm sigurinë e Maqedonisë dhe rajonit, por i cenon edhe interesat e vendeve anëtare të BE dhe NATO-së”, shtoi Milloshoski.

Dema është arrestuar në shkurt të vitit 2019 në Vlorë me pasaportë të Maqedonisë, ndërsa një vit para kësaj, siç pohon opozita, ka arritur të marrë pasaportë me identitet të rrejshëm.

“Vlerësojmë se kjo nuk ka mundur të ndodhë vetëm nga punëtorët në sportel, patjetër dikush nga strukturat më të larta udhëheqëse t’i ketë mundësuar këtij terroristi nga rajoni, i cili ka marrë pjesë në luftërat në Siri, që të fitojë pasaportë të Maqedonisë”, deklaroi më tej Milloshoski.

Social demokratët thonë se Ligjet vlejnë për të gjithë njëjtë, ndërsa kjo nuk është e kuptueshme për VMRO-DPMNE.

“Para disa ditëve MPB publikisht kumtoi se një nga të arrestuarit në aksionin policor “Dvojnik” ka pasur kontakte dhe ka qenë në lidhje të ngushtë pikërisht me mbrojtjen e kriminelit të Mickoski. Mickoski deri më sot nuk u përgjigj nëse ka pasur bashkëpunim dhe kush është ai person? Nëse kontaktet e tilla janë arsyeja për shkak të së cilës Mickoski u mundua ta sabotojë operacionin e komplikuar policor, duke publikuar detaje përderisa aksioni po zhvillohej?”, u përgjigj Stefan Vasev nga LSDM-ja.

Për falsifikim të dokumenteve personale u arrestuan 9 nëpunës policor, ndërsa hetimi i MPB ka filluar në vitin 2019. 214 shtetasve të huaj u është dhënë pasaportë dhe letërnjoftim në mënyrë joligjore për të cilat është shfrytëzuar identitet i huaj i shtetasve tanë. Spasovski paralajmëroi zgjerim të hetimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments