11.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeDita e parë pas hapjes së xhamive, besimtarët mysliman respektojnë rekomandimet (...

Dita e parë pas hapjes së xhamive, besimtarët mysliman respektojnë rekomandimet ( video)

Afrim Jonuzi:

“Besimtarët mysliman,  duhet të respektojnë disa rregulla. Rregulli parë është që abdes të marrin në shtëpi dhe të marrin sexhaden personale me vete. Siç mund të shihet vendi në Xhami ku duhet të merret abdes është i mbyllur, që nenkupton se patjetër abdesi të merret në shtëpi. Rregulli tjetër është që besimtarët duhet të kenë maskë me vete,siç mund të shihni besimtarët që kanë vendosur të hynë në Xhami po mbajnë maska, si dhe duhet të dezinfektojnë duart”.

Besimtar: “Ne si i kemi dëgjuar rregullat ashtu edhe i kemi respektuar, çfarë na kanë thanë ashtu edhe kemi vepruar edhe më herët edhe tani. Jemi të lumtur që na i kanë hapur Xhamitë. Deri në fund do t’i respektojmë rregullat. Kam marr edhe sexhaden me vete dhe kemi dëshirë që të gjithë të jenë kështu”.

Hoxha: “Xhemat mbani distancën bëni sabër me të vetmin qëllim që t’i kryejmë ibadet Zotit”

Besimtar: “Mirë ka qenë shyqyr Zotit mirë in-shAallah Zoti na pranon lutjet”.

Muharem Ismaili, Imam Xhamia Isa Beu: “Me të vërtet dita e parë ishte një ditë e re për të gjithë besimtarët një mënyrë dhe një formë e namazit kolektivë e re në dekadën tonë mund të themi ndoshta edhe në shekullin tonë por siç e patë edhe vetë nga prezenca e xhematit niveli i kulturës dhe përmbajtjes së rregullave dhe rekomandimeve që janë dhënë nga organet shëndetësore dhe nga Bashkësia Fetare Islame me paprekshmëri po zbatohen nga besimtarët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments