10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeDita e dytë e bllokimit në Kuvend pa debat

Dita e dytë e bllokimit në Kuvend pa debat

KRITIKA, PROPOZIME E SARKAZMA PËR ÇËSHTJEN E RREGULLORES

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka vijuar me bllokimin e punës së Kuvendit.  E dita e parë e bllokimit nisi dhe prëfundoi pa asnjë debat thelbësor dhe vetëm kritika e propozime për pikat e rendit të ditës.  Deputetët e përdorën foltoren e Kuvendit për kritika, propozime e sarkazma për çështje që kanë të bëjnë me respektimin e rregullores dhe çështje të tjera që lidhen me zhvendosjen e pikave të rendit të ditës.

DAFINA STOJANOSKA, VMRO-DPMNE

“Mbani llogari, keni bërë kaos, nuk do ta dini cili propozim për çfarë është miratuar, cila pike ku ka shkuar. Gjithçka është një kaos, ju jeni të obliguar të mbani rend në këtë seancë, ndërsa pak më parë thatë se aspak nuk ju intereson përmbajtja e asaj që e thonë folësit që absolutisht nuk është e saktë. Nëse është ashtu dhe nuk ju intereson, atëherë ne mund të fillojmë këtu dhe të flasim për shembull për interpelancë të Bojan Mariçiçit dhe Ljupço Nikollovskit, pra nuk ju intereson përmbajtja ne mund të themi ç’të duam, për ju është më e rëndësishme që të kalojë koha. ”

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTARI

“Rendi I propozuar I ditës është lexuar këtu, shërbimet e kanë atë dhe mbajnë evidencë dhe në atë që pika e 11 të shihet si e nënta, nuk është diskutabile dhe me 79 vota për ishte pranuar. Kështuqë kur të dilni në foltore që dikujt ti thoni se nuk ju dëgjon dhe nuk mban evidence, të jeni më të sigurtë për këtë.”

Në ndërkohë LSDM ka publikuar një fotografi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe liderit të partisë Hristijan Mickoski, të rreshtuar si në një tabllo maturantësh duke i quajtur “Të papunët dhe kujdestari i klasës”

Përveç shpërndarjes së fotografisë nga kjo parti akuzojnë se qytetarëve po u kushton mbi 44 mijë euro fakti që deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk po punojnë.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË
“Mbi 55 mijë euro në muaj u kushton qytetarëve fakti që deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk punojnë. Vetëm për paga bazë për grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së, qytetarët paguajnë 40 mijë euro në muaj. Në mënyrë shtesë marrin edhe 15 mijë euro për shpenzime rrugore, poashtu mbi kurrizin e qytetarëve. Ato janë mbi 55 mijë euro në muaj, të holla të qytetarëve që i marrin deputetët e VMRO-DPMNE-së nga qytetarët. Në vend që të punojnë, ata bllokojnë dhe u bëjnë dëm atyre që i paguajnë.”

Ndërsa nga Aleanca për shqiptarët theksojnë se është e drejtë legjitime e secilës parti që të aktivizojë forma të ndryshme të veprimit, duke nënvizuar se duke pasur parasysh faktin që pushteti po e shfrytëzon kuvendin si një vegël, çdo ditë e më shumë po bëhet i arsyeshëm bllokimi i Kuvendit.

ZIADIN SELA, ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“ Është legjitime, ne kemi agjendën tone dhe ne do të vazhdojmë me agjendën tone politike, kuptohet 22 qershori është një ndër datat që të gjithë qytetarët e RMV-së presin që të hiqet bllokada dhe të hapen negociatat me BE-në, dhe nëse edhe më 22 qershor nuk ndodh një gjë e tillë nuk ka fijën e moralit asnjë aktor politik brenda kësaj shumice të qëndroj as edhe një ditë më tepër në parlament. Prej atëherë ne do të shohim për hapat e mëtejshme si Aleancë për Shqiptarët se si do të veprojmë   ”

Kujtojmë se dje filloi bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës, të cilës i paraprin refuzimi i ofertës së VMRO-së nga ana e pushtetit për takim liderësh./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments