9 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaDistancimi social në shkolla nuk ekziston, thotë një drejtor shkolle në Britani

Distancimi social në shkolla nuk ekziston, thotë një drejtor shkolle në Britani

 Nga Ekonomia Online

Drejtori i një shkolle në Britani ka thënë se “në shkolla nuk mund të ekzistojë distancimi social”, gjersa fëmijët në tërë shtetin po bëhen gati t’u kthehen bankave shkollore, raporton BBC.

Në një letër drejtuar prindërve, Howard Fisher, drejtor i një shkolle fillore në Kent të Anglisë ka shkruar: “Më parë do të doja që të gjithë fëmijët të përsërisin vitin se sa t’i kthehen shkollave shumë herët e ta humbim ndonjë fëmijë”.

Qeveria britanike planifikon t’i rihapë shkollat në Angli nga 1 qershori.

Departamenti i Edukimit tha se mirëqenia e fëmijëve dhe punonjësve ishte “në zemrën e te gjitha vendimmarrjeve”.

Kryeministri ka zbuar planet për rihapjen e klasave parashkollore, klasës së parë dhe klasës së gjashtë, nëse shkalla e infektimeve dhe testet tjera do ta lejojnë këtë gjë.

Sidoqoftë, Fisher u tha prindërve se distancimi social në shkolla “nuk mund të ekzistojë kurrë”.

“Arsyeja pse sëmundjet e fëmijëve përhapen aq lehtë në shkolla, është se të gjithë jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Mund t’i vërë dy fëmijë në dy klasa të ndryshme dhe ata sërish do të sëmuren, sepse kështu e kanë shkollat”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se arsyeja pse fëmijëve nuk po u jepet mundësia që të përsërisin vitin shkollor, ishte për shkak të shpenzimeve që kjo do të krijonte.

“Më besoni, më përpara do të dëshiroja që fëmijët të përsërisin vitin, se sa t’i kthehemi shkollave herët dhe ta humbim ndonjë fëmijë. Pse kjo gjë nuk është në debatin kombëtar? Sepse do të kushtonte!”, ka shtuar ai.

Sindikatat e mësuesve gjithashtu kanë refuzuar planet për të rihapur shkollat, por ministri i Edukimit Gavin Wlliamson ka paralajmëruar të tjerët që mos t’i frikësojnë njerëzit.

Një zëdhënës në Departamentin e Edukimit ka thënë se “planet për kthimin me faza nëpër shkolla janë bazuar në këshillat më të mira shkencore dhe shëndetësore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments