Mëngjesin e sotëm në orën 04:27 në hemisferën veriore të Tokës ka nisur dimri edhe në vend. Në të njëjtën kohë, vera fillon në hemisferën jugore.
Dita e parë e dimrit njihet edhe si solstici dimëror, sepse dita është më e shkurtra dhe nata është më e gjata. Nga sot, netët gradualisht do të bëhen më të shkurtra, dhe dita – nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit – më e gjatë.
Ditën e parë të dimrit, dielli në Shkup doli në orën 06:59 dhe do të perëndojë në orën 16:06. Dita zgjat 9 orë e 7 minuta.
E premtja, 22 dhjetor, është dita e 358-të e vitit 2023. Deri në fund të vitit kanë mbetur edhe nëntë ditë.
Dimri do të zgjasë 88 ditë, 23 orë e 39 minuta – deri më 20 mars 2024, kur do të ndodhë pranvera në hemisferën veriore dhe vjeshta në hemisferën jugore.